(VIDEO) Ambasadorja e SHBA-së, Ageler: Korrupsioni në vend është prezent prej kohësh

(VIDEO) Ambasadorja e SHBA-së, Ageler: Korrupsioni në vend është prezent prej kohësh

Ekipi i hetuesve nga Uashingtoni angazhohet vazhdimisht në drejtim të hetimit të rasteve të korrupsionit të lartë në Maqedoninë e Veriut.  Ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler tha se kjo bëhet me kujdes të veçantë në mënyrë që në atë listë, të mos gjenden emra të cilët nuk e meritojnë të jenë aty.

Angela Ageler, ambasadore amerikane në Shkup

“Nuk ka vetëm një listë, ka një sërë listash dhe të njëjtat janë krijuar dhe zhvilluar në Uashington. Këto lista gjithashtu janë dinamike. Kështu që ju lutem mos prisni që një ditë, ne do të vijmë dhe do të themi, ja, urdhëroni listën dhe u krye gjithçka. Pra është një proces i vazhdueshëm, sepse siç e pamë sot, duke shikuar sistemin, korrupsioni në disa forma të tij, po ndodhë çdo ditë”

Ambasadorja amerikane ka thënë se ka persona të cilët ja vlen të futen në listë, por për shkak se sistemi në Uashington është shumë i kujdesshëm në këtë pjesë, nevojitet kohë dhe hetime të krimit. Megjithatë, mendoj që në muajt e ardhshëm do të shohim një emër apo dy, dhe ky do të jetë një proces që do të vazhdojë”, ka thënë Ageler.

Ajo i ka bërë këto komente sot gjatë dhurimti të pajisjeve në  Qendrën Hetimore në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup, ku gjithashtu ka theksuar se forcimi i gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut në të gjitha nivelet, është njëri prej prioriteve kryesore të SHBA-së.

Në anën tjetër, kryetari i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, Gavril Bubevski, deklaroi se e kanë qëllim të fundit rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

Gavril Bubevski, prokuror

“Ky është një donacion serioz që do të na ndihmojë në punën tonë të përditshme si në aspektin teknik ashtu edhe në atë esencial, sepse mund të punojmë shumë më shpejt në provat e caktuara dhe mbledhjen e materialeve dëshmuese”

Bubevski deklaroi se shpreson që bashkëpuni me ambasadën amerikane të veprojë. /SHENJA/ 

 

MARKETING