(VIDEO) Ambasadorja amerikane: Çdokush që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi

(VIDEO) Ambasadorja amerikane: Çdokush që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi

 

Askush nuk është mbi ligjin dhe çdo kush që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi, deklaroi ambasadorja amerikane Angela Ageler, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me atë që prokuroria e RMV-së ka kërkuar ndihmë nga SHBA-të lidhur me rastin” SORAVIA” të nipit të Ali Ahmetit.

ANGELA AGELER, AMBASADORE E SHBA-SË

Dua të ju njoftoj se jam e njoftuar lidhur me këtë ambasada e SHBA-së ka zyrë juridike dhe momentalisht nuk kam detaje konkrete lidhur me këtë rast. Por pamvarësisht detajeve askush nuk është mbi ligjin dhe çdo kush që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi”.

E pyetyr në lidhje me “listen e zezë” Ageler tha se ajo listë vazhdimisht përpunohet dhe se momentalisht po shqyrtohen emra dhe raste të tjera.

ANGELA AGELER, AMBASADORE E SHBA-SË

E ashtuquajtura “lista e zezë” është diçka që ligjet tona e kërkojnë, bëhet fjalë për një listë dinamike që pëson ndryshime. Momentaliosht po shqyrtohen më shumë emra, po shqyrtohen raste të ndryshme , nuk kam date konkrete se kur do të azhurohen të dhënat e kësaj liste por momentalisht jemi duke e njekur situatën në përgjithësi“.

Duke folur për reformat në gjyqësor Ageler tha se reformat në gjyqësor janë më se të nevojshme por potencoi se çdo reformë duhet të shqyrtohet dhe analizohet mirë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING