(VIDEO) Ambasadori i BE-së në Shkup: Ka ende fëmijë romë që lypin në rrugë

(VIDEO) Ambasadori i BE-së në Shkup: Ka ende fëmijë romë që lypin në rrugë

8 Prilli shënohet si “Dita Ndërkombëtare të Romëve”. Me këtë rast, kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, së bashku me përfaqësues të qeverisë, sektori joqeveritar dhe ndërkombëtar, mbajten një konferencë të përbashkët. Kovaçevski tha se angazhohet për ndërtimin e një shoqërie, të barabartë dhe kohezive. Kovaçevski tha se vitin e kaluar ne miratuam Strategjinë Kombëtare të Romëve 2022-2030 e cila është në përputhje me kornizën strategjike evropiane.

DIMITAR KOVAÇEVSKI,KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Të gjithë duhet të jemi krenarë që Komisioni Evropian, në lidhje me Strategjinë e Përfshirjes së Romëve, ka theksuar angazhimin e fortë të vendit tonë për përfshirjen e tyre në segmente të shumta të shoqërisë.Unë si Kryeministër dhe Qeveria do të vazhdojmë me praktikat pozitive për të rritur investimet në arsim, punësim dhe strehim. Ne do të avokojmë për një proces cilësor dhe zhvillim të komunitetit rom dhe të gjithë shoqërisë”.

Në këtë konferencë ishte i pranishëm edhe ambasadori evropian në vend David Geer, i cili deklaroi se  Bashkimi Evropian,  mbështet në mënyrë aktive zhvillimin dhe integrimin e komunitetit rom duke financuar projekte të shumta.

DAVID GEER, AMBASADORI EVROPIAN

“Ne shohim ende romë që lypin, që nuk janë të përfshirë në procesin arsimor, që nuk kanë dokumente identifikimi dhe që lidhin martesa të hershme. Këto janë disa nga problemet më të rëndësishme të theksuara në raportin e KE-së, por ato probleme nuk janë unike për Maqedoninë e Veriut”

Ndërkaq, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, tha se përkushtimi i tyre është të ndërtojnë një shoqëri për të gjithë, gjegjësisht të ndërtojnë një sistem në të cilin të gjithë qytetarët në baza të barabarta do të gëzojnë të drejta të barabarta. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING