(VIDEO) Ambasada e Shqipërisë pritje për festat e Nëntorit në Shkup

(VIDEO) Ambasada e Shqipërisë pritje për festat e Nëntorit në Shkup

Në pritjen që organizoi Ambasada e Shqipërisë në RMV me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë dhe 80-vjetorit të Çlirimit, ambasadori Denion Meidani tha se Pavarësia dhe Çlirimi – janë themelet e identitetit dhe krenarisë sonë kombëtare.

DENION MEIDANI, AMBASADOR I SHQIPËRISË NË RMV

Pavarësia dhe Çlirimi – janë themelet e identitetit dhe krenarisë sonë kombëtare. Ato simbolizojnë më shumë se veç fitore historike; ato përfaqësojnë fuqinë e një populli që kurrë nuk është dorëzuar përballë sfidave. Kombi shqiptar ka provuar se forca e tij nuk qëndron në numra, por në shpirtin e pathyeshëm, në dashurinë për lirinë dhe në përkushtimin ndaj vlerave universale të paqes dhe drejtësisë.

Ai tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë shembuj të gjallë të asaj që mund të arrihet kur ndjekim dialogun mbi ndasitë, ndërtimin e urave dhe jo greminat e përçarjeve. Ambasadori Meidani theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk janë vetëm marrëdhënie diplomatike, por siç tha ai, ato janë ura që lidhen përmes respektit të ndërsjellë dhe aspiratave të përbashkëta për paqe, stabilitet, zhvillim, dhe bashkëpunimit të gjithanshëm./SHENJA/

 

MARKETING