(VIDEO) “Alkaloid” patentoi “omerpazol”, si ilaçin e parë në formë të lëngshme

(VIDEO) “Alkaloid” patentoi “omerpazol”, si ilaçin e parë në formë të lëngshme

Kompania “Alkaloid”, ka patentuar ilaçin “Omeprazol”, si ilaç i parë në formë të lëngshme për trajtimin e vështirësive në gëlltitje, për fëmijë dhe të rritur. Ky grup i ilaçeve sipas “Alkaloid” kanë qenë të disponueshme në formë të tabletave dhe kapsulave, ndërsa për të parën herë në histori, është krijuar fomra e lëngshme e këtij ilaçi, i gatshëm për përdorim.

MARKETING

ALKALOID

“Ky është Ilaçi i parë i patentuar me vlerë të shtuar i ‘Alkaloid’, i dedikuar kryesisht për trajtimin e ezofagitit refluks dhe sëmundjes së refluksit gastroezofageal, tek fëmijët e vegjël që nuk mund të gëlltisin tabletat, si dhe tek pacientët e rritur që kanë vështirësi në gëlltitje dhe paaftësi për gëlltitje”.

Gjatë hapjes së ilaçit, në mënyrë automatike, përzihen të dy tretësit dhe kështu fitohet “Omperazol” i lëngshëm për përdorim. Produkti ka një shije të këndshme të limonit dhe mentolit dhe nuk përmban sheqer, sorbitol dhe ngjyra.

Vendet e para që kanë marrë autorizim për ta lëshuar këtë produkt inovativ në treg, janë Maqedonia e Veriut dhe Mbretëria e Bashkuar. Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING