(VIDEO) Alkaloid me rritje të shitjeve, eksportit dhe investimeve

Shoqata Aksionare Alkaloid në gjashtë muajt e parë të këtij viti realizoi shitje individuale prej 6,75 miliardë denarësh dhe shitje të konsoliduara prej 10,11 miliardë denarësh, shifër kjo që është 7 % më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. 34 % e shitjeve të konsoliduara u realizuan në tregun vendor, ndërsa 66 % në tregjet ndërkombëtare.
ALKALOID
“28 % e shitjeve është realizuar në Evropën Juglindore, 19 % në Evropën Lindore, 19 % në Evropën Perëndimore. Rritje më të madhe në eksport krahasuar me vitin e kaluar kanë treguar: Holanda, Austria, Suedia, Afrika e Jugut, Finlanda…”.
Nga Alkaloid informojnë se në strukturën e shitjeve të përgjithshme të konsoliduara, pjesën më të madhe e zënë produktet farmaceutike me 91 %, ku kryesojnë antibiotikët me 23 %.
Kompania informon se në shitjen ekozmetikës dhe bimësisë ka ulje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Investimet totale të Alkapoidit në mjete të qëndrueshme në periudhën janar – qershor 2025 arritën në 615.18 miliardë denarë, ndërsa fitimi neto individual është 941.8 milionë denarë, me rritje prej 7 %. Ndërkaq, fitimi neto i konsoliduar është 855.7 miliardë denarë.
Grupi ALKALOID numëron gjithsej 3.027 të punësuar prej të cilëve 2.269 në Maqedoninë e Veriut, ndërsa 758 në shoqëritë e lidhura jashtë shtetit. /SHENJA/