(VIDEO) Aliu: rezervohen terminet e para, qytetarët ka kush t’i dëgjojë!

(VIDEO) Aliu: rezervohen terminet e para, qytetarët ka kush t’i dëgjojë!

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu ka prezantuar platformën “Kabineti i hapur”, përmes të cilit, siç sqaroi Aliu, qyetetarët do të mund të caktojnë takime direkte me të për të diskutuar për vështirësitë dhe mangësitë po edhe sfidat në përgjithësi të Shëndetësisë.

MARKETING

Tha se përmes kësaj metode qytetarët do të kenë hapsirë të flasin direkt me vet ministrin për problemet dhe njoftoi se terminet e para veçmë janë rezervuar. Tha se takimet me qytetarët do t’I realizojë çdo të premte.

AZIR ALIU – MINISTËR I SHËNDETËSISË 

“Përmes mjetit, kabineti i hapur’ çdo qytetarë mund të caktoj takim të drejtëpërdrejtë me mua, çdo të premte, pa barriera dhe pa burokraci. Sy më sy, takim njerëzorë me respekt me përgjegjësi dhe gatishmër për të gjetur zgjidhje konkrete do të jemi aty. Tani më terminet e para janë të rezervuara, kjo është dëshmi se qytetarët kanë çfarë të thuan dhe më në fund po gjejnë hapsirë kush mund ti dëgjon“.

Tha se në shëndetësi ka plot sfida, por njoftoi se janë marrë disa masa dhe përmes pyetësorëve të dërguar nëpër të gjitha institucionet shëndetësore do të zbulohen sfidat më të mëdha me të cilat përballen punonjësit.

AZIR ALIU – MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Ju e dini që unë veç në kabinet dhe takime me qytetarët dhe me kolegët, kam takime në terren edhe me mjekët dhe drejtorët e qendrave, shohim edhe në aspekt të infrastrukturës se ku duhet të investohet dhe të bëjmë një dinamikë me prioritete të investimeve“. 

Ndryshe, Azir Aliu në pozitën e ministrit të Shëndetësisë erdhi si zëvendësues i Arben Taravarit i cili muaj më parë lëshoi pozitën dhe Qeverinë. Ndër vendimet e para të Aliut është kontraktimi i 300 vendparkimeve për stafin mjekësorë në një parking privat afër qendrës klinike Nënë Tereza. Kujtojmë se në përbërjen e kaluar Qeveritare Aliu ka mbajtur pozitën e Ministrit të Administratës dhe Transformimit Digjital.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING