(VIDEO) Aliu: Do të bëjmë shëndetësi evropiane, të pavarur nga politika

Ministri i ri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka mbajtur sot press konferencës e parë, pas marrjes së detyrës si ministër. Aliu paralajmëroi një sistem të ri, stabil dhe politikisht i pavarur në shëndetësi – me qëllim që mjekët të mund ta kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale, ndërsa pacientët siç tha, të marrin shërbim cilësor. Aliu prezantoi pesë shtyllat kryesore për reformën në këtë sektor. E para, planifikim strategjik, e dyta transparencë dhe llogaridhënie, e treta – Zhvillim profesional, e katërta Financim i qëndrueshëm dhe parandalim dhe e pesta – Digjitalizimi. Sipas tij, sistemi shëndetësor do të modernizohet dhe do të lidhet me rrjetin evropian për një shërbim më të shpejtë dhe efikas.
MARKETING
AZIR ALIU, MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Sot si ministër i Shëndetësisë, kam nderin të ndaj me ju vizionin për një shëndetësi, që nuk pret të reagojë, por për një shëndetësi, e cila parandalon, planifikon për mirësin e çdo qytetari. Ministria e Shëndetësisë do të verpojë në tre drejtime kyçe për realizimin e këtij vizioni, zbatimi i projekteve nga programi i qeverisë 2024-2028, do të krijojmë një pasqyrë të qartë të gjendjes aktuale, do të rishikojmë planet aksionare dhe do të angazhohemi për rritje të fuqishme dhe të matshme të zbatimit të programeve”.
Në pyetjen se sa është i denjë të udhëheq me këtë ministri, duke pasur parasysh se ai i përket lëmisë së informatikës, Azir Aliu, tha se nuk do kryejë asnjë operacion, por zotohet se do të jetë menaxhues i mirë.
AZIR ALIU, MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Është e vërtet, unë jam doktor i shkencave informatike, nuk jam mjek, por pozicioni që kam për momentin është pozicion menaxhues, kështu që, unë nuk do të operoj zemra, por do të krijoj sisteme, të cilat do të jenë optimale, llogaridhënëse dhe në kohë, kështu që do të krijojë sisteme që të mundet mjeku ose kardiologu të operojë zemër në kohë reale, me instrumente të mira, llogaridhënie ndaj qytetarve, ndërsa jo lista për pritje”.
Kujtojmë se ministri i sa po emëruar Azir Aliu, do ta zëvendësojë ish kryetarin e tij, Arben Taravari, pasi ky i fundit, fillimisht u largua nga koalicioni VLEN, e më pas dha dorëheqje edhe nga posti i ministrit, ndërsa Aliu së bashku me disa bashkëpartiak të tij, vendosen të mbetën në koalicionin VLEN dhe në qeveri.
Samir Mustafa /SHENJA/