(VIDEO) Aliu: Buxheti për arsim do të arrijë në 38 miliardë denarë

(VIDEO) Aliu: Buxheti për arsim do të arrijë në 38 miliardë denarë

Zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, informoi se për vitin 2025 Qeveria ka vendosur rritje të buxhetit për arsim si asnjëherë më parë, i cili do të arrijë vlerën e 38 miliardë denarë. Aliu gjithashtu njoftoi se koalicioni VLEN, pjesë e Qeverisë, ka rritur edhe buxhetin për Universitetin e Tetovës, ku gjatë vitit 2025 janë paraparë 18 milionë euro, që siç tha, për dallim të viteve tjera ka rritje për 6 milionë euro për këtë vit.

LULZIM ALIU, ZV/MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS

Përgjegjësia jonë nuk përfundon me kaq, sepse qasja jonë nuk është selektive e as e përgjysmuar, ne kujdesemi për universitetet tona publike me shumë kujdes sepse e dimë edhe historikun e themelimit të tyre. Prandaj, ngjashëm sikurse për Universitetin e Tetovës që ndamë buxhet shumëfish më të lartë sesa vitet paraprake. Edhe për Universitetin Nënë Tereza për vitin 2025 janë ndarë 4.8 milionë euro”.

Ndërkaq, duke folur për arsimin në vend, zv/ministri mohoi disa zëra që po qarkullojnë në opinion se gjysmëvjetori i dytë për nxënësit do të shtyhet. Ai tha se ashtu siç është e paraparë, viti shkollor do të fillojë në kohë, pasi sipas tij, gjithçka është në rregull.

LULZIM ALIU, ZV/MINISTËR I ARSIMIT DHE SHKENCËS

Edhe unë i kam dëgjuar, pra mendimet të tilla që janë shpërndarë në opinion, por në konsultim, pra Ministria ka sjellur vendim, që gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor të fillojë në datën e caktuar”.

Aliu tha se Qeveria do të vazhdojë të angazhohet të bëjë rikonstruksionin e shkollave fillore dhe ndërtimin e sallave sportive në shkollat fillore, që nxënësit mos të kenë pengesa në mbarëvajtjen e procesit arsimor, por të kenë kushte sa më të mira.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING