(VIDEO) Aliji: Kemi pasur shumë vizitorë në Kodrën e Diellit që në ditën e parë

(VIDEO) Aliji: Kemi pasur shumë vizitorë në Kodrën e Diellit që në ditën e parë

Pas reshjeve të  fundit të  dëborë , sezona e skijimit ka filluar dhe ky është  padyshim një  lajm i mirë  për dashamirët e dimrit në  Tetovë . Kodra e Diellit është  mbuluar nga dëbora dhe pistat kanë  hapur dyert për skiatorët për të  sjellë  më  shumë  gjallëri dhe entuziazëm në zonë. Drejtori i Qendrës së Skijimit në Kodrën e Diellit, Gani Aliji ka dhënë detaje për gjendjen aktuale.

SINKRON: GANI ALIJI, DREJTOR I QENDRËS SË SKIJIMIT NË  KODRËN E DIELLIT

 ‘’Sot është  bërë  hapja zyrtare e sezonit dimëror në  Kodrën e Diellit. Këtë vit edhe pse me vonesë  na erdhi bora në  qendrën e skijimit sot është  bërë  hapja. Ski ashensorët janë  në  lëvizje, vetëm Caripashinës, i cili nuk ka funksionuar për shkak të  erërave të  forta, presim që  moti të  stabilizohet dhe edhe ajo të  jetë  në  funksion’’.

Aliji, për mbarëvajtjen e sezonit, tha se ka pasur vizitorë që në ditën e parë të hapjes dhe se pret që fluksi të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Nga ana tjetër, problemi kryesor vazhdon të mbetet parkingu, për shkak të fluksit të madh të veturave.

Ndërkohë, kryeministri Hristjan Hristijan Mickoski ka deklaruar se qeveria është në bisedime me një investitor të fuqishëm, i cili pritet të investojë në zhvillimin dhe modernizimin e Kodrës e Diellit, duke ofruar shpresë për zgjidhje afatgjata të problemeve ekzistuese.

/SHENJA/

MARKETING