(VIDEO) Aleanca për Shqiptarët në prag të hyrjes në Qeveri

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se shumica parlamentare do të jetë edhe më e madhe se sa është sot. I pyetur për bisedimet me Aleancën për shqiptarët Kovaçevski theksoi se ende nuk është diskutuar për ndarjen e resorëve.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Kur flasim për Aleancën për Shqiptarët, atëherë duhet të flasim se ky bashkëpunim mund të realizohet, respektivisht duhet të bëhet në bazë të dy supozimeve. Njëra është programore -politike dhe e dyta është kadrovike dhe për këto ende nuk ka bisedime konkrete”.

Kovaçevski përsëriti qëndrimin se, në vend ekzistojnë dy koncepte – njëri është “koncepti për Maqedoni evropiane”, gjegjësisht vazhdimi i rrugës së negociatave dhe anëtarësimi i vendit në BE, dhe i dyti, siç tha ai, është koncepti i së majtës dhe pengut të tyre VMRO-DPMNE kundër BE-së dhe NATO-s

Ndërkaq Aleanca për Shqiptarët nesër do të zhvilloj Kuvendin qendror partiak, ku do të zgjidhen organet drejtuese të partisë dhe do të diskutohet oferta për hyrje në qeveri. Nga ASH thonë se bëhet fjalë për 3 ministra, 2 zëvendës ministra dhe disa drejtori.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING