(VIDEO) Aleanca pasdite formon ekipin negociatorë për të hyrë në Qeveri

(VIDEO) Aleanca pasdite formon ekipin negociatorë për të hyrë në Qeveri

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët pasdite mblidhet në Tetovë për të formuar ekipin që do t’i udhëheq negociatat për hyrjen në Qeveri. Seanca e sotme vjen pas seancës së Kuvendit Qëndror të ASH-së të mbajtur të shtunën në Kumanovë, në të cilën u mor vendim që Kryesia të formojë një ekip që do të diskutojë për përfshirjen e mundshme të partisë në Qeveri.

Nga LSDM nëpërmjet një komunikate informojnë se shumica qeveritare shumë shpejt do të rritet, ndërsa VMRO dhe lideri I tyre Hristijan Mickoski ka vite që gënjejnë se kanë shumicë për të rrëzuar qeverinë.

LSDM

“Mickoski është një njeri që për vite me radhë ka folur vetëm për një shumicë të re që nuk e ka arritur dhe për zgjedhje të parakohshme që thjesht nuk kanë ndodhur. Kanë kaluar vite, jo vetëm që nuk ka shumicë të re siç ka paralajmëruar Mickoski, por shumica e qeverisë do të rritet dhe nuk ka as zgjedhje të parakohshme”.

Partia Alternativa, e cila është një nga anëtarët e koalicionit qeveritar, të hënën pas takimit që zhviluan me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe partnerët e koalicionit , është shprehur e rezervuar për përfshirjen e ASH-së në Qeveri, duke vlerësuar se roli i saj do të ishte “të zbusë ndarjen në BDI”. Kryetarja e partisë Liberal-Demokrate  Monika Zajkova tha se nëse do ta mbështesin ASH-në për të hyrë në koalicion qeveritar do të varet nga qëllimet programore të atij koalicioni. Ndërkaq Lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, ka deklaruar se insistojnë në respektimin e Kushtetutës dhe se vetëm në atë rast do të mbështesin rindërtimin e Qeverisë.

Ndërkohë deri në fund të javës, kryetari I ASH Arben Taravari pret që të marrë ofertën fillestare me departamente, por edhe zgjidhjet konkrete ligjore për të cilat janë dakorduar në negociatat joformale mes LSDM-së dhe Aleancës. Ndryshe në diskutime janë 3 ministri, 2 zëvendës ministra dhe disa drejtori.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING