(VIDEO) Aleanca në Qeveri, grupet e punës vazhdojnë bisedimet

(VIDEO) Aleanca në Qeveri, grupet e punës vazhdojnë bisedimet

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se grupi i punës i dalë nga Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së shqyrton mundësinë e hyrjes në Qeveri të një partneri të ri. Ndërkohë, potencoi se gjatë ditës së sotme nuk do të takohet as me Taravarin e as me Gashin.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Sot nuk do të kem takim as me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, zotëri Taravarin e as me kryetarin e partisë Alternativa zotërinë Afrim Gashi, por mund t’ju them se grupi i punës të cilin njëzëri e formuam Këshillin Ekzekutiv të LSDM-së punon në përgatitjen e mundësisë për hyrjen e një partneri të ri në Qeveri, unë sot pasdite kam një bisedë telefonike me një zyrtar të lartë të SHBA-së”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, tha se brenda pak ditësh do të dihet nëse ata do të bëhen pjesë e Qeverisë apo jo. Kjo punë, theksoi ai nuk ka përfunduar. ASH-ja mund të mbështesë edhe një qeveri të pakicës, por edhe ata janë të gatshëm të marrin disa përgjegjësi dhe të menaxhojnë institucionet, tha Taravari për TV Tellma. Ai shtoi se nuk është mirë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme në vitin 2023.

Afrim Gashi, kreu i Alternativës, deklaroi se pas përfundimit të negociatave mes LSDM-së dhe ASH-së, do të diskutojnë për qëndrim apo dalje nga koalicioni qeveritar.

Nga ana tjetër, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskidje e ka krahasuar koalicionin e mundshëm të ri qeveritar me bashkimin e Aleancës për Shqiptarët me estradën dhe ka vlerësuar se ajo nuk ka kapacitet për reforma.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING