(VIDEO) Albin Kurti: Kemi themeluar industrinë e mbrojtjes

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se mbështetja e qeverisë do të jetë e padiskutueshme ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe se Kosova së shpejti do të ketë edhe helikopterët “ Black Hawk”. Kurti gjatë fjalës së tij në ceremoninë e certifikimit të 344 rekrutëve të FSK-së tha se gjatë mandatit katërvjeçar kanë dyfishuar numrin e ushtarëve të rinj si dhe kanë investuar në armatim luftarak. Kurti tha se kanë vendosur themelin e industrisë së mbrojtjes me fabrikën për prodhimin e municionit Made in Kosova, e të gjitha këto sipas standardeve të vendeve të NATO-s.
ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS
“Muaji mars nis me Epopenë e UÇK-së dhe përmbyllet me ndërhyrjen e NATO-së në Kosovë. Më 5, 6 dhe 7 mars qëndresa fisnike e familjes Jashari dhe lufta çlirimtare e udhëhequr nga kryekomandanti Adem Jashari shënon kthesë historike për popullin tonë në rrugën drejt lirisë. U dëshmua se kulla është më e fortë se atdheu, dashuria për atdheun është më e fortë se gjenocidi i Serbisë…nënshtrimi dhe dorëzimi nuk ishte opsion, prandaj fitorja ishte rezultati”
Edhe presidentja Vjosa Osmani FSK-ja po marshon përpara dhe është gjithnjë e më shumë e mirëpajisur.
VJOSA OSMANI, PRESIDENTE E KOSOVËS
“Me profesionalizmin dhe përgatitjen e bijave e bijve tanë ushtarak e profesionist po dëshmojmë se Kosova ka një ushtri të fortë e të denjë për të qenë pjesë e strukturave të mbrojtjes dhe sigurisë ndërkombëtare në shërbim të paqes dhe sigurisë e stabilitetit global”
Osmani u tha rekrutëve të FSK-së se janë pasardhës të denjë të UÇK-së, të cilët sakrifikuan gjithçka për atdheun në momentet historike të vendit. /SHENJA/