(VIDEO) Alarme për bomba në 240 shkolla të RMV-së

(VIDEO) Alarme për bomba në 240 shkolla të RMV-së

Vikendi për nxënësit e dhjetëra shkollave të mesme dhe fillore  në mbarë vendit ka nisur një ditë më herët, pasi një numër i madh i shkollave,  përfshirë shumë qytete, në mëngjes  mbetën vetëm me karriget dhe bankat, ndërsa dërrasa e zezë mbeti e pastërt, pa u shkrua asnjë shkronjë në të.

E gjithë kjo ka ndodhur, pasi shumë  shkolla kanë pranuar e-mail kërcënues se  janë  vendosur mjete shpërthyese. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme,  të cilët kanë evakuuar të gjithë nxënësit dhe të punsuarit në shkolla. Nga MPB informuan se  pas masave që kanë ndërmarrë, kanë konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rrejshme.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Paralelisht me këtë, vlerësimi i nivelit të kërcënimit po bëhet në koordinim të ndërsjellë të shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, përmes një shtabi operativ të krijuar në kuadër të ministrisë. Sipas aktiviteteve të deritanishme, nga kontrollet rezulton se bëhet fjalë për raportime të rreme”.

Se alaramet për bomba janë të rrejshme e konfirmoi edhe kryeministri, Hristijan Mickoski. Ai tha se kjo është luftë hibride që ka kapluar edhe rajonin, ndërsa shtoi se këto denoncime nuk kanë qenë të pa pritura.

HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Ata janë ata sulme hibride, të cilat do të ndodhin, nuk është diçka e pa pritur, duhet të përgatitemi. Procedurat janë kryer sipas protokollit, kësi lloj sulmesh para disa ditëve ka pasur edhe në Kroaci, më herët edhe në institucionet në Hungari dhe supozoj kjo do të jetë vazhdimësi edhe tek ne”.

Megjithatë, situata është stabile dhe nuk ka nevojë për panik. Këtë e pohoi drejtori i Byros per Sigurinë Publike, Aleksandër Janev, i cili tha se janë në koordinim edhe me Interpolin.

ALEKSANDËR JANEV,DREJTOR I BYROS PËR SIGURINË PUBLIKE

“Nuk ka nevojë për panik, qytetarët, prindërit dhe mësimdhënësit duhet të jenë të qetë, bëhet fjalë për paralajmërime të rreme për bomba. Cili është qëllimi po hulumtohet dhe jemi në koordinim me partnerët tanë nga INTERPOL dhe EUROPOL. Kemi disa gjurmë, po komunikojmë edhe me kolegët tanë kroat dhe hungarë të cilët disa ditë më parë u ballafaquan me një situatë të tillë”.

Prindërve që  të ndihen të sigurt, u bëri thirje edhe minsitrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila tha se janë marrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse, ndërsa informoi se MASh ka formuar një grup ndërsektorial për të trajtuar më efektivisht situatën pas raportimeve për mjete shpërthyese të vendosura në disa shkolla fillore dhe të mesme.

VESNA JANEVSKA,MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Ndjejë keqardhje që dikush po luan me sigurinë e fëmijëve dhe e shqetësojnë opinionin. Theksoi se shkollat edhe më tutje në rastet e paralajmërimeve për mjete shpërthyese, duhet menjëherë të informojnë MPB-në dhe ti ndjekin sugjerimet dhe protokollet që do ti marrin nga personat profesional  të ministrisë”.

Ndërkaq, nga MPB bëjnë thirrje dhe apel për qetësi në opinion dhe shmangie nga përhapja e dezinformatave për ngjarje të tilla, të cilat ditëve të kaluara  janë regjistruar edhe në vende të tjera të rajonit. Kujtojmë raportime të njejta ka pasur edhe gjatë vitit që lamë pas, ku përveç shkollave, denoncime të tilla kanë marrë edhe institucione tjera, ku të gjitha deri më tani kanë qen të rrejshme.

 Samir Mustafa /SHENJA/ 

MARKETING