(VIDEO) Akuzat për korrupsion, BDI kërkon hetim ndërkombëtar, VMRO i thotë boll mos u fshihni pas kësi manovrash

(VIDEO) Akuzat për korrupsion, BDI kërkon hetim ndërkombëtar, VMRO i thotë boll mos u fshihni pas kësi manovrash

Vazhdojnë përplasjet në mes pushtetit dhe opozitës lidhur me akuzat për krim dhe korrupsion. Zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së Marija Miteva sot në preskonferencë për media tha se LSDM dhe BDI para se të flasin për vetingun ndërkombëtar, duhet të kenë përgjegjësi të brendshme për krimin e kryer. “Në opozitë janë të shqetësuar, nga pushteti janë të paprekshëm- kështu e imagjinojnë politikën LSDM-ja dhe BDI-ja që grabitën shtetin dhe nuk menduan për popullin 7 vite duke u pasuruar”, theksoi ajo.

MARIJA MITEVA, ZËDHËNËSE E VMRO-DPMNE-SË

Ali Ahmeti sot bën thirrje për veting ndërkombëtar sepse mendon se kështu do të mbrojë veten dhe të tjerët që pa mëdyshje hynë në biznese miliona dollarëshe me investime prej 0 denarësh. Ku ishin LSDM dhe BDI për 7 vite të kërkonin vettingun ndërkombëtar, apo ishin prioritet atëherë tenderët miliona dollarëshe në REK, MEPSO dhe Elektranat e Maqedonisë së Veriut?”

VMRO pyet se pse Ahmeti dhe Filipçe nuk kërkuan veting ndërkombëtar për kompaninë e monitorimit të rrugëve dhe spitalet modulare.

Pas akuzave të njëpasnjëshme të VMRO-DPMNE-së dhe VLENIT ndaj BDI-së për krim dhe korrupsion, BDI pas takimit të kryesisë së ngushtë kërkuan hetim ndërkombëtar. Ata thanë se si parti, janë të përkushtuar që lufta kundër korrupsionit të mos shndërrohet në një betejë për përfitime ditore dhe partiake, por të jetë në shërbim të zbulimit të së vërtetës dhe ndalimit të këtij fenomeni të dëmshëm.“Andaj edhe njëherë ftojmë të gjitha partitë politike, veçanërisht ato që janë në pushtet, të kërkojnë menjlherë nga komunitetin ndërkombëtar monitorues për një vetting tërësor dhe gjithëpërfshirës të të gjithë zyrtarëve publikë në 30 vitet e fundit”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING