(VIDEO) Akuzat e VMRO-së, LSDM: Automjeti nuk është në emër të Filipçes

Në Maqedoninë e Veriut skandalet nuk kanë të ndalur, ndërsa vazhdojnë gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së për kryetarin e LSDM-së, Venko Filipe për pretendimet se ka pasur në pronësi një automjet të markës ‘’Audi’’. Ky është qëndrimi i LSDM-së, e cila akuzat e VMRO-së i cilëson si “gënjeshtër e pastër”. Partia sqaron se automjeti i përmendur nuk ka qenë kurrë në pronësi të Filipçes, as tani, dhe as në të kaluarën.
MARKETING
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë
‘’Nuk është hera e parë që VMRO-DPMNE përpiqet me trillime të lira dhe të tejdukshme të krijojë dyshime të rreme për një gjoja korrupsion, pa asnjë provë, pa asnjë fakt vetëm më urrejtje politike. Sepse skandalet e verteta janë në oborrin e VMRO-DPMNE-së. Këto përpjekje të dëshpruara për ta njollosur Venko Filipen tregojnë se sa shumë i frikësohen atij’’.
LSDM thekson se e gjithë pasuria e Filipes është e deklaruar në mënyrë të rregullt dhe transparente në formularët e deklarimit të pasurisë. Ata thonë se kjo është realitet.
Njëkohësisht ata shprehin se VMRO-DPMNE duhet të ndalë gënjeshtrat dhe të përgjigjet ndaj pyetjeve të vërteta se kur do të japin dorëheqje Toshkovski, Janev dhe Mickoski për tragjedinë në Koan?.
Ndërkaq në ditën e djeshme VMRO-ja ka ngritur pretendimin se kreu i LSDM-së Venko Filipe ka marrë dhuratë një veturë luksoze nga kompania Zobek Mining Group, prej ku nga ana tjetër fitoi një tender për furnizimin e qymyrit për ESM. “Kur një person që nuk ka lidhje familjare me një person tjetër merr një dhuratë prej 130,000 eurosh, është mjaft e qartë se bëhet fjalë ose evasion fiskal, pastrim parash ose tregtim ndikimi”, pretendon VMRO-ja. Partia në pushtet është shprehur se për më tepër, kur bëhet fjalë për një dhuratë prej 130.000 eurosh për një politikan, deputet dhe udhëheqës të opozitës, është mjaft e qartë se dika fshihet. Gjithashtu, ata thonë se Prokuroria Publike po hesht dhe nuk po ndërmerr asnjë veprim për dhuratën e Venko Filipes. /SHENJA/