(VIDEO) Aksioni “Zinxhirë”, 20 të arrestuar, 6 në arrati

(VIDEO) Aksioni “Zinxhirë”, 20 të arrestuar, 6 në arrati

Prokuroria Publike njoftoi se në aksionin  e sotëm  me emrin e koduar “Zinxhir”, policia ka arrestuar 20 persona për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer vepra penale “Bashkim kriminal” nga neni 394, evazion fiskal nga neni 279 dhe vepra penale e pastrimit të parave dhe vepra  tjera penale nga neni 273 i Kodit Penal.

PROKURORIA PUBLIKE

“Në bazë të veprimeve të mëparshme parahetimore dhe kallëzimit penal të dorëzuar nga Administrata e Policisë Financiare, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka lëshuar Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj 26 personave fizikë dhe 28 subjekteve juridike për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer vepra penale ‘Bashkim kriminal’ nga neni 394, evazion fiskal nga neni 279 dhe vepra penale e pastrimit të parave dhe produkteve të tjera penale nga neni 273 i Kodit Penal”.

Nga Prokuroria më tej infromojnë se gjatë bastisjeve është siguruar dokumentacioni shtesë i cili do t’i nënshtrohet përpunimit dhe deri më tani janë ndaluar 20 të dyshuar nga Negotino, Kavadari, Manastiri, Ohri dhe Shkupi, ndërsa 6 persona janë të kapshëm për organet e rendit.

PROKURORIA PUBLIKE

“Nga materiali dëshmues i grumbulluar, ekziston dyshimi i bazuar se tre persona në cilësinë e organizatorëve, së bashku me tre persona të tjerë, gjatë vitit 2019, në Negotinë, kanë krijuar një grup që kishte për qëllim kryerjen e veprave penale të evazionit fiskal dhe pastrimit të parave dhe të tjera kriminale. Në të njëjtin vit 2019, shtatë të dyshuar të tjerë u bënë anëtarë të grupit. Gjatë vitit 2020 këtij grupi iu bashkuan 11 anëtarë të rinj, ndërsa në vitin 2021 anëtarësuan edhe tre personave juridikë”.

Përndryshe, ky aksion u krye për krime kundër financave publike, transaksioneve të pagesave dhe ekonomisë, të cilin prokuroria e ka zhvilluar me Drejtorinë e Policisë Financiare dhe hetues të Qendrës Hetimore të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING