(VIDEO) Aksion i policisë në Shkup, arrestohen 7 persona, kapen me drogë

Vikendi i zgjatur nuk ka vlejtur për organet e rendit. Pesë persona nga Shkupi dhe një nga Kumanova kanë rënë nën pranga të policisë, pasi siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, i’u është gjetur dhe sekustruar marihuanë dhe një lëndë e bardhë kokrrizore.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Me datë 20.21.04.2025 në lokacione të ndryshme në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria F.XH. (47), P.R (32), E.I. (39), A.I. (36) dhe I.XH. (40), të gjithë nga Shkupi dhe A.A. (50) nga Kumanova, pasi iu gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe një lëndë e bardhë kokrrizore”.
Ndërkaq, për vepra të njejta të jashtëligjëshme, nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup, njoftojnë se kanë paraqitur kallëzim penal kundër një personi me inicialet B.S 39-vjeçar nga Shkupi.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër B.S. (39) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve’. Më datë 10.04.2025, nëpunësit policorë kanë kryer bastisje në shtëpinë e të denoncuarit në fshatin Arnaqi, rajoni i Shkupit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe amfetaminë”.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, nga MPB informojnë se do të pasojnë parashtresat përkatëse për të gjithë të dyshuarit.
Samir Mustafa /SHENJA/