(VIDEO) Aksidenti në Patishka Rekë, humb jetën një vajzë 4 vjeçare

Një vajzë katër vjeçare ka vdekur, ndërsa tre persona të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore në aksidentin rrugor që ndodhi të dielën pasdite në në rrugën lokale mes fshatit Patishka Rekë dhe fshatit Osinçan, në rajonin e Shkupit. Shoferi i veturës “Volksëagen Golf” i moshës 19-vjeçare që shkaktoi aksidentin, është privuar nga liria.
MPB
“Më 06.04.2025, rreth orës 17:20, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale mes fshatit Patishka Rekë dhe fshatit Osinçan, në rajonin e Shkupit, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture ‘Volksëagen Golf’ me targa të Shkupit, e drejtuar nga U.O. (19) nga fshati Studeniçan, dhe një veture ‘Mercedes’ me targa të Shkupit, e drejtuar nga F.A. (29) nga Shkupi”.
MBP sqaron se në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar një pasagjere e mitur nga vetura “Mercedes”, e cila është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum i Ohrit”, ku ka ndërruar jetë. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.
Lëndime trupore kanë pësuar edhe shoferi F.A., pasagjerja R.A. (24), dhe një pasagjere tjetër e mitur, të dyja nga Shkupi, lëndimet e të cilave janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naumi I Ohrit”, si dhe shoferi U.O., i cili është trajtuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. /SHENJA/