(VIDEO) Aksidenti fatal, VMRO kërkon rishikimin e të gjitha vendimeve gjyqësore
Është shokuese përpjekja e Gjykatës Penale për të justifikuar vendimin e saj, sipas të cilit një person, tek i cili u gjetën mbi 80 pako amfetaminë, u trajtua me masë edukative në vend që të merrte një dënim më të ashpër. Kështu tha sot deputeti dhe anëtari i Komisionit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov duke folur rreth personit që aksidentoi për vdekje 22-vjeçaren, Frosina Kullakova.
Mile Lefkov, Deputet dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së
“Gjykata në vend që të marrë përgjegjësinë për lëshimin e dukshëm, vazhdon të mbrojë qëndrimin e saj, edhe pasi i njëjti autor, në gjendje të lirë, shkaktoi një tragjedi duke marrë një jetë të pafajshme. Kjo sjellje justifikon edhe një herë vlerësimin katastrofik që qytetarët i japin gjyqësorit – ‘minus dy’. Në vend që të jetë rojtar i drejtësisë, gjyqësori maqedonas kujdeset më shumë për arsyetimet formale sesa për drejtësinë e vërtetë”.
Tutje ai theksoi se gjykatësi që mori vendimin skandaloz për lirimin e autorit nuk është i panjohur për publikun. Lefkov tha se VMRO-DPMNE kërkon rishikim të menjëhershëm të të gjitha aktgjykimeve të tilla dhe se njëkohësisht autoritetet gjyqësore të tregojnë përgjegjësi të shtuar në vendimmarrje.
Mile Lefkov, Deputet dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së
“VMRO-DPMNE kërkon rishikim të menjëhershëm të të gjitha aktgjykimeve të tilla dhe autoritetet gjyqësore të tregojnë përgjegjësi të shtuar në vendimmarrje. Siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet, jo mbrojtja e individëve pranë LSDM-së. Gjyqësori duhet të ndalojë praktikën e drejtësisë selektive dhe më në fund të punojë në shërbim të qytetarëve, jo të strukturave të caktuara politike dhe kriminale”.
Ndërkaq, dje u mbajt protestë në Shkup për shkak të aksidentit të rafikut në të cilin humbi jetën 22-vjeçarja Frosina Kulakova nga Negotina pasi u përplas nga një veturë në bulevardin Aradhat Partizane në Shkup nga një shofer 20 vjeçar i cili nuk kishte patentë shoferi, si dhe kishte një histori krimesh të mëparshme.
Anida Murati /SHENJA/