(VIDEO) Aksidenti fatal në lumin Lepenc, 30 ditë paraburgim për shoferin

(VIDEO) Aksidenti fatal në lumin Lepenc, 30 ditë paraburgim për shoferin

Deri në zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit në komunikacion, prokurori publik ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 48 orësh për personin që është paraburgosur pas mbrëmjes së aksidentit në lumin Lepenc, ku humbën  jetën tre persona.

Bëhet fjalë për një 64 vjeçar, banor i Shkupit i cili drejtonte veturën “Volkwagen Touran” me targa të Shkupit dhe i cili në momentin kritik ka parakaluar kolonën e automjeteve në të cilën ndodhej edhe vetura kosovare.

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, sot ka vazhduar vëzhgimin e vendit të aksidentit të rëndë trafiku që ndodhi dje në rrugën Shkup-Bllacë. Pas nxjerrjes së veturës BMW me targa të Kosovës dhe tre trupave të pasagjerëve të ndjerë nga ujërat e lumit Lepenc, do të urdhërohet autopsi, ndërsa prokurori publik do të koordinojë të gjitha veprimet për sigurimin e provave për zbardhjen e ngjarjes. Propozimi për caktimin e paraburgimit afatshkurtër është dorëzuar për shkak se ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për arratisje.

Gjatë ditës së djeshme, pas pothujase 24 orësh kërkim është gjetur vetura me targa të Kosovës, në të cilën ndodheshin tre anëtarët e familjes Pacolli, të cilët tre ditë më parë si pasojë e një aksidenti, ranë në lumin Lepenc në rrugën Shkup-Bllacë. Nga aksidenti i ditës së premte, arriti të shpëtoj vetëm një 20 vjeçar, të cilin e ndihmuan  kalimtarët e rastit.

I gjithë procesi i kërkim shpëtimit gjatë dy ditëve u realizua në kushte të vështira, për shkak të rrjedhës së madhe të lumit. Në terren, për të ndihmuar në gjetjen e veturës dhe tre personave të tjerë, erdhën për ndihmë edhe autoritet e Kosovës. Trupat e viktimave sot u është bërë obduksioni, ndërsa varrimi i tyre pritet të bëhet nesër.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING