(VIDEO) Aksident me pasoja tragjike – Furgoni i punëtorëve bie nga ura, tre të vdekur dhe dy të lënduar

(VIDEO) Aksident me pasoja tragjike – Furgoni i punëtorëve bie nga ura, tre të vdekur dhe dy të lënduar

Ishin nisur për të shkuar në punë, por rrugës 3 nga pesë punëtorët që po udhëtonin me furgon, e humbën jetën. Sipas njoftimit të Prokurorisë, furgoni nga ura ka rënë në lum. Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit, në autostradën Shtip-Radovish. Automjeti ishte në pronësi të një kompanie nga Strumica dhe drejtohej nga një 35 vjeçar nga fshati Illovicë. Ndërsa punëtorët ishin shtetas të huaj.

Prokuroria Themelore Publike

Prokuroria Themelore Publike Shtip ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes në autostradën Shtip-Radovish, ku furgoni me 5 udhëtarë ra nga ura në shtratin e lumit Balltaniçka. Me furgon kanë udhëtuar punëtorët e angazhuar nga një kompani e Stumicës. Në aksident jetën e kanë humbur 3 punëtorë, për të cilët sipas njohurive fillestare, dy janë nga Banglladeshi dhe një nga Nepali, një person është i lënduar rëndë dhe shoferi ka marrë lëndime më të lehta”.

Prokuroria Publike e Shtipit ka njoftuar se po ndërmerr veprime për të hetuar shkaqet e aksidentit. Gjithahstu bënë me dije se po intervistojnë dëshmitarët okularë, ndërsa shtojnë se trupat e të ndjerëve janë dërguar për autopsi. Me urdhër të prokurorit publik, potencojnë nga Prokuroria, do të kryhet edhe një ekspertizë mjeko-ligjore e trafikut.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING