(VIDEO) Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prilep – Manastir, vdesin dy mjek dhe një teknik

(VIDEO) Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prilep – Manastir, vdesin dy mjek dhe një teknik

Dy mjekë dhe një teknik kanë vdekur mëngjesin e sotëm në një aksident të rëndë trafiku, të ndodhur në rrugën rajonale Prilep-Manastir pasi automjeti me të cilin udhëtonin ata u përplasën me një kamion që transportonte lëndë lehtësisht të ndezshme. Po ashtu është lënduar edhe drejtuesi i kamionit. Ministria e Punëve të brendshme informoi se pas përplasjes ka shpërthyer një zjarr i madh nga i cili janë djegur të dy automjetet, ndërsa për shuarjen e tij kanë ndërhyrë tre zjarrfikës. Viktimat gjatë mëngjesit ishin nisur për të shkuar në vendin e tyre të punës në një objekt shëndetësor privat në Manastir.

MARKETING

Rasti është raportuar në shërbimin emergjent mjekësor rreth 10 minuta para orës 8, ndërsa ekipet në terren kanë konstatuar vdekjen e tre personaveautomjetin e tipit ‘Toyota

Sektori i Punëve të Brendshme Manastir ka raportuar se në rrugën Prilep – Manastir në kryqëzimin Lagovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të tipit “Toyota me targa të Prilepit i drejtuar nga 42-vjeçari N.V. dhe bashkëudhëtarët A.R dhe F.J., të gjithë nga Prilep”.

Kamioni i tipit “Volvo i përfshirë në aksident ka qenë me targa të Shkupit dhe drejtohej nga 51-vjeçari me inicialet G.R. nga Manastiri. Në vendin e aksidentit, ekipet e MPB-së dhe prokurorisë publike kanë kryer kontroll, ndërsa trupat e pajetë të tre punonjësve shëndetësor janë dërguar për obduksion.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING