(VIDEO) Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën 4 persona, 3 nga Maqedonia e Veriut

(VIDEO) Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën 4 persona, 3 nga Maqedonia e Veriut

Në një aksident që ndodhi të dielën në Mbrëmje në Itali kanë humbur jetën tre shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetas italian. Tragjedia ndodhi në Ponte Verde në Nizza Monferrato (Asti), në rrugën provinciale. Përplasja shumë e fortë e automjeteve kokë më kokë ka sjellë vdekjen e menjëhershme të një të riu nga Asti dhe tre të rinjve nga Maqedonia e Veriut. 23-vjeçari nga Asti ishte i vetëm në makinën e tij, ndërsa 3 shtetasit nga Maqedonia e Veriut, rezidentë në zonë ndodheshin në mjetin tjetër. Aksidenti ndodhi pak pas orës 22:00, ndërsa forca e përplasjes së automjeteve ka qenë shumë e madhe.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut  bëri të ditur se ambasada jonë në Romë ka marrë konfirmim verbal nga institucionet kompetente italiane dhe bëhet fjalë për personat: Z.S. – 33 vjeç nga Makedonska Kamenica, A.K. – 31 vjeç nga fshati Sasa, si dhe V.I. – 30 vjeç nga fshati Peklani, Vinicë.

 MPJ

“Edhe pse komunikimi me shërbimet italiane është ngadalësuar për shkak të festave të Pashkëve, misionet tona diplomatike mbeten në komunikim për të mbledhur informacion shtesë për detajet e aksidentit rrugor, të dhëna për të ndjerët, si dhe për të siguruar konfirmim me shkrim për të gjitha detajet e aksidentit”.

Më herët mediat italiane informuan se përplasja mes mjeteve ka ndodhur në një kthesë të ngushtë dhe të rrezikshme ku në të kaluarën ka pasur shumë aksidente të rënda. Ekipet e ambulancës dhe zjarrfikësit kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe kanë tentuar të nxjerrin pasagjerët, por nuk kanë arritur t’i shpëtojnë. Veturat janë shkatërruar plotësisht. /SHENJA/

 

 

MARKETING