(VIDEO) Ahmeti: Të hetohet përse u përjashtuan shqiptarët nga procesi i privatizimit

(VIDEO) Ahmeti: Të hetohet përse u përjashtuan shqiptarët nga procesi i privatizimit

Të hapet hetim përse shqiptarët u përjashtuan nga procesi i privatizimit të pasurisë së përbashkët të shtetit. Këtë e ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë një takimi me qytetarët në Dibër. Ai ka përmendur edhe heqjen e mërgatës nga listat e votimit, ndërsa gjithë këto veprime të qeverisë aktuale i ka quajtur politikë të aparteidit.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË

Urdhëroni të hapet hetim për prejardhjen e pasurisë së të gjithë politikanëve. Urdhëroni të bëjmë veting me ndërmjetësim me specialistë nga Brukseli dhe Uashingtoni. Ta shohim se kush i përvetësoi mbi 2 miliardë pasuri nga privatizimet. U përjashtuan tërësisht shqiptarët nga privatizimi, thua ti që ishin kopilat e Ballkanit”

Ahmeti ka bërë thirrje për të mos hyrë në lojëra të rrezikshme. Ndërsa ka theksuar se vendi ka nevojë për stabilitet. Ky vend ka nevojë për marrëdhënie të mira ndërertnike, ndërsa përgjegjësinë e bartin dy komunitetet më të mëdha.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË

Dhe këta nëse janë partriotë maqedonas këtë vetëm me nu mund ta bëjnë, por jo duke u shëtitur andej këndej, veri e jug e j jug përendim. Këtë shtet mund ta ndërtojmë vetëm bashkë, ndaras ky vend nuk gjen dot stabilitet, prandaj le të mbledhin mend sa më parë. Mos të prekin në të paprekshem gjuhën shqipe, simbole kombëtare e përfaqësim të drejtë të etnive”

Ai ka paralajmëruar se në rastin e diskriminimit të shqiptarëve, përgjigja do të jetë tepër e fuqishme. Ahmeti ka thënë se janë duke përgatitur përgjigjen për mundësinë e përfolur të hapjes së Kushtetutës dhe abrogimit të gjuhës shqipe si gjuhë në përdorim zyrtar, cila është fituar me gjak. /SHENJA/

 

MARKETING