(VIDEO) Ahmeti: Ne jemi fitues, përse të jap dorëheqje!
ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË
“Përse të tërhiqem more vëlla, a i dëgjoni, a keni vesh a skini, kush ka fituar, humbësi duhet të tërhiqet, jo fituesi, a i dëshironi dokumentet, shkoni në KSHZ verifikoni dhe nëse verifikuar për 25 vjet një humbje të Ali Ahmetit, atëher hajdeni flasim”.
Kështu ka shpërthyer lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në daljen e tij të parë pas zgjedhjeve të 19 tetorit. Me fjalë të forta dhe me ton sfidues Ahmeti koalicionin VLEN e qaujti “Shoqatë të Gazimestanit”, duke thënë se nga humbës ata po porpiqen të dalin fitues. Sipas tij, fitorja e vërtetë nuk matet me deklarata, por me besimin e qytetarëve.
ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË
“AKI në këto zgjedhje ka fituar 114 760 vota me gjithsejtë këshilltar 159. Shoqata e Gazimestanit, VLEN ka fituar 91 849 me gjithsejtë këshilltar 122. Të ndëruar a është fitues 114 760 vota apo 91 849 vota. Mirëpo kjo është kjo, për çdo ditë merren se kanë fituar zgjedhjet, jo vetëm këta zgjedhje por edhe ata që i kemi lënë pas, janë humbës të mëdhenj”.
Kreu i Integristëve përsëri mbetët në qendrimin e tij, që e kishte para zgjedhjeve lokale. Ai tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që siç tha, nuk duhet të ketë vonesa.
Samir Mustafa /SHENJA/

