(VIDEO) Ahmeti dhe “Grupi i Zjarrit” vazhdojnë takimet e ndara
Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar takimet e ndara me qytetarët. BDI-ja me në krye me Ali Ahmetit, së bashku me disa funksionarë shtetërore mbrëmë ishin në Bogovinë të Tetovës. Ahmeti nga Bogovina tha se ai si lider i kësaj partie, i ka vënë angazhim vetes që gjeneratat e reja të inkurajohen dhe të frymëzohen, pasi siç tha ai, të marrin mbi shpatulla përgjegjësi.
ALI AHMETI-KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Por shekulli i ri nga ne dhe sidomos nga ju gjeneratat e reja pret cilësi, nga gjeneratat e reja pret cilësi në arsim, në shëndetësi, infrastrukturë, në mënyrën e jetës se si ta jetojmë më mirë”.
Ndërkaq, në anën tjetër “Grupi i Zjarrit”, , takim me qytetarët ka mbajtur në Kërçovën e kryetarit të tyre, edhe pse i njejti nuk ishte prezentë. Nënkryetari dhe deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti,kërkoi nga Ali Ahmeti, që mos ti dëgjojë ata, por le ti dëgjojë qytetarët.
IZET MEXHITI-NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Pra ata duhet të shkojnë sepse janë të paaftë, ata duhet të shkojnë sepse nuk mundet një ndërrmarje që udhëhiqet nga shqiptarët dhe ndërton rrugë vetëm në pjesët lindore. Si do ta bindin qytetarin që do ta bëjmë korridorin 8, ku pesë vite nuk mundet të bëhet dy km rrugë Shkup-Bllacë”.
Mexhiti deklaroi se ata nuk kanë asgjë personale ndaj askujt, madje ai tha se asnjëherë nuk kanë pasur qëllime të këqija, por ai kërkoi, siç tha Mexhiti, të përmirësohen para se ti përmirësojë populli.
Samir Mustafa /SHENJA/