(VIDEO) Ahmeti dhe “Grupi i Zjarrit” takime me forumin e grave në Tetovë dhe Shkup
Edhe forumi i gruas nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, kanë mbajtur takime të ndara me qytetarët. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përsëri ishte në Tetovë, i cili nga atje tha se BDI ka vazhduar dhe do të vazhdonë pa ndërprerë të punojë për, siç tha Ahmeti, nënat, gratë dhe motrat, të përfaqësohen në mënyrën më të dinjitetshme. I pari i BDI-së, gjithashtu tha se gjendemi në një situatë ku kërkohet zgjidhje dhe sipas tij, jo rastësishtë ata si parti, kanë dalë me moton “Bashkë për Europë”.
ALI AHMETI-KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Nëna historikishtë e ka mallkuar kurbetin, kurebti është dhembëshmuri, si mundet ti ndalojmë njerëzit, njerëzit mundemi ti ndalojmë duke i rritur standardet , si mundë të riten standardet, i izoluar nuk ritet standardi, standardi rritet i integruar në Bashkimin Evropian”
Ndërkaq, forumi i gruas nga të ashtuqujtuarit “Grupi Zjarrit”, takim të njejtë me gratë mbajtën në Shkup. Kryetari i Komunës së Çairit dhe njiherit pjestarë i po këtij grupi, Visar Ganiu, tha se fitoren Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair, ia kanë sjellë gratë, pasi sipas tij, të njetar kanë trokitur derë më derë për të kërkuar votën.
VISAR GANIU-KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT
“Pikërishtë këta gra edhe pse ishin nëna me fëmijë në shtëpi, gra që duhej të ushtronin edhe profesionin e tyre profesional, gra me angazhime tjera familjare, prap se prap, ishin ata që na sjellnin fitore nji pas nji. Nga të cilat fitore, ju ministra tanë të BDI-së, jeni ulur, e qëndroni komod nëpër kolltuqe, duke i harruar të gjitha ata zonja e zonjusha , nëna e motra, që vraponin për ju”.
Edhe pse deklarojnë se nuk është fushat parazgjedhore nga të dyjat taboret, të njejtin kanë paralajmëruar takime të njejta edhe në vende tjera, siç thojnë ata, takime me qytetarët.
Samir Mustafa /SHENJA/