(VIDEO) Agjencia “Fiç”: Shtrëngimi i politikës monetare kontribuoi në uljen e inflacionit
Shtrëngimi i politikës monetare kontriboi në rikthimin e inflacionit në një nivel njëshifror. Kështu deklaroi Agjencia e Vlerësimit të Kredisë “FIÇ” në raportin e saj të vlerësimit të kreditimit të Maqedonisë së Veriut. Vlerësimin e saj e konfirmoi Banka Botërore me një “perspektivë të qëndrueshme”. Ata theksuan se në tetë muajt e fundit rezervat valutore janë rritur si dhe sektori bankar është ende i “shëndetshëm dhe i kapitalizuar” në mënyrë adekuate.
Agjencia e Vlerësimit të Kredisë “FIÇ”
“Sektori bankar është ende stabil dhe fitimprurës dhe mjaftueshmëria e kapitalit shënoi rritje, duke arritur në 18.2%, ndërkohë që mjedisi ekonomik nuk pati efekte në kreditë me probleme, të cilat mbetën në nivele të ulëta. Çmimet e pasurive të paluajtshme po ulen pas një periudhe rritjeje të shpejtë, e cila vjen si pasojë e shtrëngimit të kushteve financiare, por edhe të kërkesave për kapital për bankat dhe masave makroprudenciale për mjaftueshmërinë e huamarrësve”
Agjencia e Vlerësimit të Kredisë pret që inflacioni të vazhdojë të zbutet, pasi që në muajin e kaluar, në shtator, për shkak të inflacionit të lartë të ushqimeve çmimet e disa produktëve janë ngrirë nga Qeveria.
Përndryshe, Agjencia e Vlerësimit të Kredisë thekson se që nga tetori i vitit të kaluar, për shkak të politikës së shtrënguar monetare, si dhe bazës krahasuese, norma e inflacionit është ulur nga 19.8% në 8.3% në muajin gusht, ndërsa pritet të kthehen në nivele të ulëta njëshifrore gjatë vitit të ardhshëm. /SHENJA/