(VIDEO) Ageler nuk sqaron përse iu refuzua viza ministrit Limani

Pas reagimeve të shumta në opinion rreth refuzimit të vizës nga ana e SHBA-së, për ministrin e Politikës Sociale, Fatmir Limani, rreth kësaj çështje sot është prononcuar edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler. E pyetur nga gazetarët për të dhënë detaje se pse i është refuzuar viza ministrit, Ageler tha se nuk mund të tregojë arsyet për shkak të ligjeve të rrepta të privatësisë, por theksoi se ministri mund të përgjigjet, pasi Ambasada për çdo vendim informon aplikantin për vizë.
Angela Ageler, Ambasadore e SHBA-së
“Pra, kemi ligje të rrepta të privatësisë në Shtete e Bashkuara, pra nuk mund të diskutojë asnjë problem me vizat, të asnjë individ, do t’ju drejtoja te ministri, ta diskutoni se çfarë ka ndodhur, por thjesht do ju them se me çdo aplikant të vizës së SHBA-ve, që procesi i shpjegohet individit dhe nëse ka diçka shtesë, edhe ajo shpjegohet”.
Ministri Fatmir Limani që vjen nga radhët e koalicionit VLEN, më 11 mars duhej të marrë pjesë dhe të mbajë fjalim në një ngjarje të OKB-së në Nju Jork, por nuk ka udhëtuar për shkak se i është refuzuar viza. Informatën fillimisht e ka publikuar “Fronti Evropian”. Pas reagimeve të shumta nga partitë opozitare, Limani është prononcuar. Ai nuk ka shpalosur arsyet konkrete se pse i është refuzuar viza, megjithatë ka thënë se, arsyea e ‘pengesës së lëvizjes’ së lirë është nga fakti që ka flijiar gjithçka, për të riatdhesuar liderin e BDI-së, Ali Ahmetin në vendëlindje me forma dhe mënyra të palejueshme nga ligjet ndërkombëtare. Teuta Buçi /SHENJA/