(VIDEO) Afera e përgjimeve – Komisioni mblidhet nesër, deputetët me certifikatë vizitë agjencisë

(VIDEO) Afera e përgjimeve – Komisioni mblidhet nesër, deputetët me certifikatë vizitë agjencisë

Seanca e komisionit për mbikqyrje të punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare do të mbahet ditën e nesërme, ka deklaruar kryeparlamentari Afrim Gashi. Gashi në takimin me gazetarët tha se sipas marrëveshjes së deputetëve të cilët janë anëtarë të komisionit, seancën e komisionit të përcaktuar për ditën e nesërme do ta udhëheqë kryetari i komisionit, deputeti i “Frontit Europian” Skender Rexhepi. Duke folur për anulimin e seancës, e cila ishte përcaktuar të mbahej për më 5 shtator, ditën e premte, Gashi tha se ai si kryetar i kuvendit kishte bërë atë për të cilën e obligon ligji, kishte caktuar seancë në bazë të kërkesës së deputetëve apo anëtarëve të komisionit për mbikqyrjen e ASK-së.

AFRIM GASHI, KRYEPARLAMENTAR

Seanca e komisionit për mbikqyrje të punës së Agjencisë për siguri kombëtare do të mbahet ditën e nesërme, sipas marrëveshjes së deputetëve seanca do të udhëhiqet nga kryetari I komisionit. Seancat e tilla janë publike marrin pjesë të gjithë deputetët e komisionit por në rast se gjatë seancës ka materiale të klasifikuara atëher marrin pjesë vetëm deputetët që kanë dokument sigurie”.

I pyetur lidhur me kërkesën për certifikatë të sigurisë të kryetarit të komisionit, deputetit Skender Rexhepi, Gashi tha se ASK është përgjegjëse se kujt i takon ky dokument dhe kujt jo.

AFRIM GASHI, KRYEPARLAMENTAR

Çështja e dhënies së certifikates së sigurisë i takon Agjencisë për siguri kombëtare, ata pas kërkesës për këtë document, kontaktojnë me deputetet dhe atyre të cilëve u takon ua japin, ndërsa nese ka ndonjë problem nuk e japin. Lidhur me çështjen e kryetarit të këtij komisioni duhet pyetur ata”.

Pas deklaratës së bujshme të vetë kryeministrit Hristijan Mickoskit për dyshimet për përgjime të tij, gjatë kohës kur VMRO ishte në opozitë, në kuvend plasën debatet dhe situata u tensionua. Deputetët e pushtetit, si anëtarë të komisionit për mbikqyrje të ASK-së kërkuan nga kryetari I komisinit I cili është deputet I opozitës të caktojë seancë për të caktuar datën e shkuarjes në hapësirat e ASK-së për të shqyrtuar rastin. Rexhepi si kryetar i komisionit kishte deklaruar se nuk e thëret komisionin për shkak se nuk e posedon certifikatën e sigurisë për të cilën kishte bërë kërkesë nga nëntori i vitit të kaluar.

Fillimisht kryeparlamentari Gashi me kërkesë të deputetëve kishte thirur seancë për më 5 shtator e cila po atë ditë u anulua, për të cilën kryetari i komisionit Rexhepi tha se është cakuar pa kërkesën e 1/3 së deputetëve ose kërkesën e kryetarit të kuvendit, ashtu siç e parashikon rregullorja.

Kjo seancë është përcaktuar për ditën e nesërme dhe siç njoftuan nga kuvendi pas përfundimit të seancës deputetët e komisionit për mbikqyrje të punës së ASK-së do të shkojnë tek hapësirat e ASK-së.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING