(VIDEO) Afera e përgjimeve, Filipçe: VMRO mund të jetë financuar nga burime të huaja

Në mungesë të premtive konkrete për nevojat që kanë qytetarët, aktorët politik, duke mos u kursyer as krerët e partive politike, drejtojnë akuza dhe kritika për njëri tjetrin. Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka theksuar se VMRO-DPMNE mund të jetë financuar nga burime të huaja financiare.
Ai në një intervistë për Slloboden Peçat, tha se ndoshta një nga arsyet pse qeveria kundërshton deklasifikimin e dokumentacionit që lidhet me rastin në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare është frika nga dalja në dritë e informacionit në lidhje me burime të dyshimta financiare të huaja që lidhen me VMRO-DPMNE.
VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM
“Kishte burime të dyshimta të kredisë hungareze, pavarësisht nëse ishin para kineze apo ruse, askush nuk e di. E shihni se çfarë është aleanca midis Rusisë dhe Kinës në nivel global. Disa nga informacionet në lidhje me financat që erdhën gjatë qeverisjes sonë në disa struktura, gjithashtu. Ndoshta kjo është një nga temat që do të dalin nëse këto të dhëna deklasifikohen tani nga ASK. Nuk mendoj se qeveria do ta bëjë këtë, sepse mendoj se do ta shmangë atë temë”.
Filipçe tha se ekziston një pyetje specifike, dhe kjo është siç tha, nëse kryeministri komunikoi me ato grupe që u dërguan dhe materialet u përpunuan në përputhje me kapacitetin dhe kompetencat e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, dhe pse ai komunikoi.
VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM
“A u dërgua ai drejtpërdrejt apo komunikoi me dikë që u dërgua për shkak të aktiviteteve të dyshimta? Dhe kjo është një pyetje e jashtëzakonshme. Apeloj që këto dokumente të deklasifikohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe publiku të dijë se për çfarë bëhet fjalë”.
Në intervistë, Filipçe bëri përsëri thirrje për deklasifikimin e dokumentacionit, duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë për të sqaruar çështjen, pa pasur nevojë për vendime gjyqësore.
Samir Mustafa /SHENJA/