(VIDEO) Afera e përgjimeve, caktohet dhe më pas anulohet mbledhja e komisionit parlamentar

(VIDEO) Afera e përgjimeve, caktohet dhe më pas anulohet mbledhja e komisionit parlamentar

Afera e përgjimeve të kryeministrit Hristijan Mickoski, gjatë kohës kur VMRO ishte në opozitë ka tensionuar situatën në kuvend dhe është duke e përplasur pushtetin dhe opozitën vazhdimisht. Seanca e planifikuar për ditën e sotme e komisionit për mbikqyrjen e punës së agjencisë për siguri kombëtare, e përcaktuar nga kuvendi ditën e djeshme, pa ndonjë njoftim zyrtar sot u anulua. Deputeti I “Frontit Europian” Skender Rexhepi I cili është edhe kryetar I këtij komisioni sot deklaroi që ai ka anuluar këtë seancë për shkak se siç bëri të ditur ai sipas rregullores kuvendi nuk ka të drejtë të caktojë seancë të ndonjë komisioni pa i dorëzuar kërkesë zyrtare kryetarit të komisionit. Ai tha se e ka njoftuar kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi që nëse nuk e anulon seancën do ti ngrisë padi penale. Sipas Rexhepit këtë seancë Gashti e kishte thirur me urdhër të VMRO-së.

SKENDER REXHEPI, KRYETAR I KOMISIONIT PËR MBIKQYRJEN E PUNËS SË AGJENCISË PËR SIGURI KOMBËTARE

Mbledhja e sotme nuk është shtyrë, është shfuqizuar, sepse nuk ka pasur të drejtë askush jashtë rregullores, siç e parasheh rregullorja e kuvendit të RMV-së neni 26, parasheh qartë, mbledhjen e thërret kryetari i komisionit me kërkesë nga 1/3 e anëtarëve të komisionit ose me kërkesë nga kryetari I kuvendit. Deri te unë nuk ka pasur asnjëherë kërkesë as nga 1/3 e anëtarëve as nga kryetari dhe ai kokë në vete ka ftuar dje mbledhjen dhe normalisht do e zhbëjë sespe nuk lejojmë ne që të shkelet rregullorja. Në monetin që do të ketë kërkesë atëherë unë si kryetar I komisionit do të vendos komfort kërkesës që vie deri tek unë”.

Pas kësaj deklarate të Rexhepit, nga foltorja e kuvendit deputeti I VMRO-DPMNE-së Ljupço Prenxhov, anëtar I komisionit për mbikqyrje të ASK-së tha se deklarata e Rexhepit është e pakuptueshme pasi që siç tha ai, ai ditë më parë kishte deklaruar se nuk thërret seancë dhe këtë e la në duar të kuvendit. Prenxhov tha se gjatë ditës do ti shqyrtojnë të gjitha procedurat ligjore për ta mbajtur seancën e komisionit në mënyrë që të caktohet koha e shkuarjes në ASK për të zbuluar rastin.

LJUPÇO PRENXHOV, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË

Çdo gjë tjetër, përveç kësaj, është një lojë me vullnetin e qytetarëve dhe interesin publik, sepse vizita më e shpejtë në ASK është pjesë e interesit publik. Nëse do të ketë seancë sot në orën 14:00, 18:00 apo 22:00, se a do të drejtohet nga Skender Rexhepi apo Sllavjanka Petrovska, është vetëm një çështje teknike. Gjëja thelbësore është që Komisioni të jetë në ASK në ditën e parë të punës që nga dita e sotme, që nënkupton ditën e martë në orën 9 të mëngjesit”.

Në njoftimin për seancën e komisionit thuhej se me seancën do të udhëhiqte deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska, prandaj lidhur me këtë reagoi edhe vetë Petrovska. Ajo tha se dje ishte njoftuar se duhej të udhëhiqte me seancën, për të cilën ishte pajtuar, ndërsa sot nga kryeparlamentari Gashi u njoftua se seanca është shtyrë. Petrovska duke folur për certifikatën e sigurisë, tha se sipas ligjit kryetarit të komisionit mund ti jepet certifikata e sigurisë për një çështje të caktuar për nevojat e mbikqyrjes dhe e njejta do të ishte e vlefshme vetëm 1 herë, prandaj tha nëse qeveria do të donte do ta zgjidhte çështjen.

SLLAVJANKA PETROVSKA, DEPUTETE E LSDM-SË

Ajo që ndodhi dje është se mora një njoftim, si anëtare i Komisionit, se duhej të drejtoja një seancë të planifikuar për sot. Por këtë mëngjes, nëpërmjet një njoftimi nga Kryetari i Kuvendit, si të gjithë deputetët, u njoftova se seanca po shtyhej. Nga sa kam arritur të kuptoj jozyrtarisht, bëhet fjalë për një procedurë të dështuar ose zbatim të gabuar të Rregullores dhe për këto arsye seanca është shtyrë”.

Rexhepi si kryetar i komisionit për mbikqyrje të punës së ASK-së të mërkurën deklaroi që nuk do ta thërasë komisionin për seancë pasi siç tha ai, nuk posedon certifikate sigurie dhe gati 1 vit që nuk mer ndonjë përgjigje lidhur me kërkesën e tij pë certifikatën.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING