(VIDEO) Ademi: VMRO tenton t’ia lë fajin ish pushtetit

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi thotë se në vitin 2024 Ministria e Ekonomisë, e udhequr atë kohë nga kuadër i BDI-së, nuk i ka dhënë licencë diskotekës Plus në Koçan, pasi e njejta nuk i ka plotësuar kushtet për dhënien e licencës dhe nuk ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm, ndërsa VMRO-DPMNE sipas Ademit, po tenton të defokusojë opinionin nga përgjegjësit e vërtetë.
ARBËR ADEMI,NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Në përpjekje për të shpëtuar nga përgjegjësia zyrtarët e tyre, në radhë të parë kryetari i komunës së Koçanit dhe pushtetarët e MPB-së Koçani që ndodheshin çdo ditë në objektin ku ndodhi ngjarja tragjike, Qeveria e VMRO-DPMNE-së, po përdor trillime për ta orientuar zemërimin drejt kërkimit të përgjegjësisë atje ku edhe nuk ka përgjegjësi. E vërteta e përgjgjësisë është si më poshtë: aksidenti ka ndodhur në kohën kur VMRO-DPMNE ka qen në pushtet me kontrollë të plotë mbi të gjitha institucionet, si në pushtetin qendror ashtu edhe në atë lokalë apo komunal në Koçan”.
Ademi thotë se patjetër duhet të ketë përgjegjësi dhe llogaridhënie , ndërsa njoftoi se ditëve në vijim do të paraqesin në Prokurorin Publike, raportë dhe prova dhe se si, kush dhe në çfarë mënyre kanë lejaur të ndodhë kjo tragjedi.
ARBËR ADEMI,NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM 09:31
“Në ditët në vijim do t’i japim publikut dokumentacionin dhe provat e plota se kush, si dhe në çfarë mënyre ka lejuar të ndodhë kjo tragjedi e tmerrshme dhe do të paraqesim një raportë dhe prova të detajuara në Prokurorinë Publike, për të nisur procedurën për përgjegjësi penale për personat dhe institucionet kompotente, sepse duhet të ketë përgjegjësi dhe kjo tragjedi nuk duhet të lejohet të përsëritet më”.
Arbër Ademi tha se nëse dikush ka falsifikuar një dokument jashtë institucionit, përgjegjësia është e individit apo e grupit që ka bërë të njëjtën gjë dhe duhet të ketë përgjegjësi. Ndërkaq, sa i përket ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, Ademi tha se ai është ende në stacion policor pasi mbrëmë është thirrur në bisedë informative lidhur me zjarrin në lokalin e natës në Koçan.
Samir Mustafa /SHENJA/