(VIDEO) Ademi në “Intervistë në Shenja”: Është koha të hapet debati i cilësisë së përfaqësimit dhe jo i numrit

(VIDEO) Ademi në “Intervistë në Shenja”: Është koha të hapet debati i cilësisë së përfaqësimit dhe jo i numrit

Analisti politik, Visar Ademi, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, theksoi se është koha që të hapet debati i cilësisë së përfaqësimit dhe jo i numrit. Ademi tha se pajtohet me atë se kot të udhëheqësh Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, kur nuk ka cilësi. “Në vend se ta rinisim debatin për cilësi kthehemi te numrat”, deklaroi Ademi.

VISAR ADEMI, ANALIST

Kjo e bënë ngecjen e zhvillimit tonë të madh, sepse tani do flasim për përfaqësim sasior përsëri. BDI e ngriti këtë si çështje i morën disa ministri tani ne duheshte t’i bëjmë presion BDI-së, VLENIT, që në rregull, të flasim tani për cilësinë e përfaqësimit, gjenerata e re, shkollim të ri, formim të ri që është më i mirë, më cilësor por fatkeqësisht ky hov u ndërpre sepse tani kthehemi në origjinë, kthehen në ministra pa resorë, pa portfolio, kthehen te Ministria e Ekologjisë, te kultura, ajo që nuk janë të dorës së parë”.

Duke vazhduar tek numrat, analisti Ademi theksoi se edhe pse VMRO-DPMNE ka një numër të madh të deputetëve, vendosi që kryetarin e Kuvendit t’ia jap koalicionit shqiptar, e këtë ai e tha se nuk e sheh Mickoskin si kozmopolit dhe se retorika dhe veprimet e tij kanë qenë goxha nacionaliste.

Sipas Ademit, në 20 vitet e kaluara ka pasur kuadro të cilët më tepër janë marrë me llogarinë e tyre bankare dhe fuqizimin e tyre si individë se sa që janë marrë me të drejtat e shqiptarëve.

VISAR ADEMI, ANALIST

Dhe këto maqedonasi, që ka qenë në qeveri duke patur monopolin e qeverisjes i ka përdorur për tu treguar nacionalist. Se ti në qoftë se do kesh kuadro cilësore më beso që as VMRO as LSDM dhe as edhe ne nuk kemi kapacitet ta diskriminojmë dikë në baza etnike”.

Ndërkaq, sa i përket humbjes dhe fitores nga zgjedhjet e mbajtura, analisti politik theksoi se LSDM ka humbur për shkak të punëve të tyre e jo për shkak të shqiptarëve, e për Frontin Evropian ai tha se ata dëshirojnë të mbajnë narrativin se ata janë fitues tek kampi politik e këtë e kanë shprehur edhe me mosvotimin e Afrim Gashit si kryetar të Kuvendit. /SHENJA/

 

MARKETING