(VIDEO) Ademi: Mickoski nuk e respekton ligjin për buxhetin e gjyqësorit
Përplasjet mes opozitës dhe pushtetit kanë vazhduar me ritem të njejtë, ku tema përsëri ka qenë gjyqësori . Nga partia opozitare shqiptare, BDI, deklarojnë se Raporti i Komisionit Europian 2025, Klasteri I, tregonë se Maqedonia e Veriut ka “Dështim në sundimin e ligjit dhe mungesë financimi për gjyqësorin e prokurorinë”.
Nënkryetari, Arbër Ademi, për dallim nga kryeminsitri Hristijan Mickoski, tha se BDI kërkonë harmonizimin e mënjëhershëm të buxhetit të gjyqësorit dhe të Prokurorisë Publike, me vlersime të KE-së, duke ngjitur financimit në nivelin e përcaktuar me ligj.
ARBËR ADEMI, NËNKRYETAR I BDI-SË
“Pra me ligj, e përsëris edhe njëher, së paku 0,8 përqindë të Bruto Prodhimit Vendor duhet të planifikohet dhe të ndahet për gjyqësorin, dhe së paku 0,4 përqindë të buxhetit duhet të ndahet për prokurorinë. Gjendja reale është si vijon, për momentin si është 0,3 për gjyqësorin prej BPV dhe 0,2 d.m.th 100 përqindë më pak për Prokurorinë nga buxheti i shtetit”.
Ademi tha se ligji është i qartë, ndërsa sipas tij, Mickoski në këtë rastë tregonë se nuk e respekton ligji.
ARBËR ADEMI, NËNKRYETAR I BDI-SË
“Së pari çka thotë ligji, duhet të ndalemi se çka thotë ligji. Ligji thotë së paku, jo deri në, por së paku 0,8 perqindë e BPV-së të ndahet për financimin e gjyqësorit dhe gjyqësori dhe prokuroria, shtesë nga kjo që po e them dueht të kenë pavarsi financiare ashtu siç e ka Kuvendi i RMV-së. Nëqofse kryeminsitri thotë unë këtë nuk e bëjë, ai publikishtë thot që unë e shkeli ligjin me dy këmbë, se ashtu thotë ligji”.
Kujtojmë se të enjtën, kryeminstri Mickoski tha se nuk sheh arsye për të rritur buxhetin për gjyqësorin, duke theksuar se Maqedonia e Veriut, si shtet, ndan nga buxheti fonde për sistemin gjyqësor më shumë se 75% e vendeve anëtare të BE-së.
Samir Mustafa /SHENJA/

