(VIDEO) A1 prezantoi shërbimet e reja për konsumatorët

(VIDEO) A1 prezantoi shërbimet e reja për konsumatorët

Operatori celularë A1 Maqedoni në shënimin e ditëlindjes së 6 ka promovuar shërbime të reja për të gjithë shfrytëzuesit e këtij operatori. Nga A1 sot bënë të ditur se bëhet fjalë për portofol të ri të shërbimeve me beneficione shtesë për shfrytëzuesit, të cilat si qëllim kryesor kanë personalizimin e klientëve dhe lojalitetin e tyre. Drejtori ekzekutiv i A1 Maqedoni tha se ajo që ofrohet me ofertën e re është shkëmbimi i gigabajtëve me mundësi për buxhet për blerjen e mjeteve, si telefonë , shërbime për pako si Netflix dhe shkëmbim me paketa për roaming për internet të cilat shfrytëzuesi i merr falas.

METODIJA MIRÇEV, DREJTOR EKZEKUTIV I A1

A1 Maqedoni sot feston ditëlindjen e 6, janë vetëm 6 vite në të cilat kemi arritur shumë. A1 Maqedoni është lider në tregun e vendit, dominuese në sektorin e shërbimeve mobile, kemi më shumë se 1 milion shfrytëzues të rrjetit tonë, shfrytëzues të kënaqur. Momentalisht jemi duke hyrë në një cikël serioz të investiemve, ajo është zgjerimi i serviseve tona dhe portfolit tonë në pjesën e internetit fiks, infrastrukturës optike dhe të televizionit”.

Nga A1 theksuan se ofertat e reja përmbajnë shërbime të tjera si zgjedhja e shumë kanaleve televizive, aplikacione për filma, telefonë dhe mjetetë tjera me çmime të volitshme.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING