(VIDEO) 8 marsi, drejtuesit shtetërorë vlerësojnë kontributin e gruas në shoqëri

Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Në disa vende është përzgjedhur të festohet, e në disa të protestohet, për nivelin dhe pozitën në të cilën ende nuk ka arritur ta ketë gruaja në shoqëria dhe për të drejtat e pafituara. Edhe në vendin tonë, kjo datë shënuese, kaloi me një siç e quajtën organizatorët, bojkot të kësaj feste, përmes një marshi që organizuan organizatat civile.
MARKETING
Ndërkohë, personat udhëheqës në shtet uruan gratë në këtë datë dhe shprehën mirënjohje për kontributin e tyre në shoqëri.
Zëvendësministrja e Transportit Kaltrina Zekolli porositi gratë që të mos dorëzohen, te kenë besim te vetja dhe të ja zgjasin dorën njëra tjetrës për të arritur barabarësi në shoqëri.
Kaltrina Zekolli, zv/ ministre e Transportit
“Rrugëtimi i grave sidomos në këto profesione të cilat janë të njohura më shumë, ose llogariten se janë të dominuara nga burrat, nuk është e lehtë…Edhe në karrierën time personale, si çdo grua tjetër kam hasur në shumë padrejtësi, ose në momente që më kanë bërë të dyshoj në aftësitë e mia, por kjo nuk më ka tërhequr nga ambiciet e mia dhe nga lufta për të arritur sa më lartë dhe sa më shumë”.
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në fjalimin e saj në seancën kushtuar 8 Marsit në Kuvend, gratë i përshkroi si “poezi e vërtetë në mes të dramës njerëzore”.
Gordana Siljanovska davkova, presidente
“Ne femrat jemi edhe krijesa të ndjeshme edhe të forta. Ne jetojmë mesatarisht më gjatë se burrat, jo rastësisht. Forca jonë vjen nga roli ynë i nënës, intuita, inteligjenca emocionale, empatia, altruizmi, palodhshmëria, këmbëngulja, përkushtimi, guximi dhe paqja”.
Ndërkaq, kryeparlamentari Afrim Gashi duke folur për arritjet e gjinisë femërore dhe rolin e rëndësishëm të tyre, të gjithë palët e tanguara duhet të bëjnë më shumë për mbrojtjen dhe arritjet e grave.
Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit
“Përtej faktit që kemi ligje për mbrojtje nga diskriminimi, gratë ende përballen me diskriminim dhe paragjykim në tregun e punës, arsimit, shkencës, kulturës. Përtej faktit që flasim për familje të shëndoshë, ende lëmë shumë për të dëshiruar që ta vlerësojmë nënën si protagoniste e familjes dhe bërthamë e celulës së shoqërisë. Po ashtu, përtej ligjeve për mbrojtjen nga dhuna në familje, ende çdo ditë dëgjojmë për tragjedi dhe viktima dhune”.
E gjatë një ngjarje në Sveti Nikollë, edhe kryeministri Hristijan Mickoski, uroi Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Më lejoni të uroj 8 marsin, të ju uroj dëshira të sinqerta për lumturinë për të gjitha zonjat që e festojnë këtë ditë sepse këto momente janë vërtetë të rëndësishme kur në prani të më të afërmve, të familjeve, mund ta festojmë këtë ditë”.
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti uroj të gjitha gratë për siç u shpreh, arritjet e tyre në luftën për barazi gjinore. 8 Marsi shtoi ai nuk është thjesht një datë simbolike, por një dëshmi e progresit që gratë kanë bërë, duke thyer paragjykime dhe duke sfiduar diskriminimin shekullor. E këtë ditë e uruan edhe përfaqësuesit e partive tjera në vend.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/