(VIDEO) 7 vite nga Marrëveshja e Prespës, rruga e RMV-së për në BE mbetet e bllokuar

(VIDEO) 7 vite nga Marrëveshja e Prespës, rruga e RMV-së për në BE mbetet e bllokuar

Edhe pas 7 vite nga Marrëveshja e Prespës, rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bashkimin Evropian mbetët e bllokuar. Marrëveshja e Prespës është një marrëveshje e nënshkruar më 17 qershor 2018 midis Republikës së Maqedonisë (emri i atëhershëm), dhe Greqisë, për të zgjidhur mosmarrëveshjen shumëvjeçare për emrin “Maqedoni”. Përmbajtja kryesore e marrëveshjes ishte pikërishtë ndryshimi i emrit të shtetit, me çka Maqedonia pranoi ta ndryshojë emrin zyrtar në “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Maqedonia e Veriut bëri ndryshime në Kushtetutë për të reflektuar emrin e ri dhe për të garantuar se nuk ka pretendime territoriale ndaj Greqisë.

MARKETING

E pas kësaj marrëveshje, Greqia hoqi veton ndaj integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut dhe vendi u anëtarësua në NATO më 27 mars 2020.

Kur u duk se gjithçka përfundoi dhe lindi një shpresë e re për vendit, u shfaq Bullgaria fqinje, e cila edhe ajo Maqedonisë së Veriut i vendosi kusht për rrugën drejt BE-së. Sfida e radhës është kërkesa bullgare për ndryshime kushtetuese, që kanë të bëjnë me përfshirjen e bullgarëve si pjesë e kombeve që përmenden në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut. Kjo, sipas Sofjes zyrtare, do të garantonte të drejtat e komunitetit bullgar në vend dhe do të ndihmonte në tejkalimin e keqkuptimeve historike dhe kulturore mes dy vendeve. Kjo kërkesë është bërë pjesë e të ashtuquajturit Propozimi Francez, një paketë kompromisi e ndërmjetësuar nga presidenca franceze e BE-së në vitin 2022, që synonte të zhbllokonte procesin e zgjerimit. Sipas këtij propozimi, ndryshimet kushtetuese janë një hap i domosdoshëm që duhet të ndodhë përpara hapjes së kapitujve të parë të negociatave për anëtarësim.

E, pas këtyreve ngjarjeve, situata në vend ndryshoi dukshëm, pasi LSDM-ja që ishte në pushtet kishte vullnet për ti votuar ndryshimet kushteuse, ndërsa partia më e madhe opozitare e athhershe VMRO-DPMNE, e që tani udheq me qeverinë, sot e atë ditë këtë çështje e mba peng, pasi sipas tyre, ata kërkojnë garanci, që pas votimive të ndryshimeve kushtetuese, Bullgaria nuk do të vendos kushte të reja për vendin.

Ndërkaq, përderisa dy zihen, i treti gjithmonë fiton. Në mos gjetje të një gjuhe të përbashkët ndërmjet partive maqedonase, Republika e Shqipërisë ndau rrugën me Maqedoninë e Veriut, por jo edhe me BE-në. Ndonëse e vetme, ajo ka vazhduar rrugën dhe gjithnjë e më shumë është afër BE-së, pasi Shqipëria për dallim nga RMV-ja, kanë regjistruar progres në rrugën drejt integrimeve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING