(VIDEO) 60 të arrestuar për shkelje të rënda në trafik

(VIDEO) 60 të arrestuar për shkelje të rënda në trafik

MARKETING

Gjatë tre ditëve të fundit policia ka arrestuar  60 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Ministria e punëve të brendshme  informoi se gjatë fundjavës së zgjatur janë shqiptuar  1 699 gjoba për shkelje në komunikacion, prej të cilave 476  kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë.

MARKETING

Sample Image

MPB

“Janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit 60 persona, prej të cilëve 11 për drejtim nën ndikimin e alkoolit, 17 për drejtim pa patentë shoferi, gjashtë për shkak të ndalimit të mëparshëm për drejtim automjeti, dhe një për drejtim në drejtim të ndaluar”.

ministria e punëve të brendshme informoi se në të njëjtën periudhë janë konfiskuar 20 automjete sipas nenit 300-b të Kodit Penal. Gjatë fundjavës së kaluar janë evidentuar 198 shkelje për parkim të parregullt, si dhe 35 sanksione për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

Ndërkaq,  në përputhje me dispozitat e Ligjit për sigurinë në trafikun rrugor, janë sanksionuar 10 drejtues motoçikletash për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, si dhe 10 këmbësorë. Gjithashtu, janë sanksionuar 193 pjesëmarrës në trafik që nuk kanë përdorur rripin e sigurimit. Sipas Ligjit për automjetet, 29 automjete janë larguar nga trafiku për shkak se ishin të paregjistruara, ndërsa 12 për shkak të defekteve teknike. Janë sanksionuar edhe nëntë drejtues për mosrespektim të kushteve të përcaktuara lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve.

Ministria e Punëve të brendshme u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

/SHENJA/

MARKETING