(VIDEO) 6 miliardë euro nga partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar

(VIDEO) 6 miliardë euro nga partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri Hristijan Mickoski, në konferencën e përbashkët për media bashkë me ambasadorin britanik Methju Lauson, bëri të ditur se partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport në vlerë prej 6 miliardë eurosh.

MARKETING

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINSITËR

Pse marrëveshja për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar është i rëndësishëm për qytetarët e Maqedonisë? Do të jetë baza dhe themeli i një cikli investues që do të ketë kornizë të plotë në vlerë të 5 miliardë funteve, respektivisht 6 miliardë eurove. Pjesë e këtyre parave do të përdoren për investime në infrastrukturë, ndërtimin e rrugës hekurudhore kargo, moderne dhe të shpejtë nga Tabanoci deri në Gjevgjeli. Investime në shëndetësi dhe spitale të reja”.

Mickoski gjithashtu bëri të ditur se një pjesë e madhe e këtyre mjeteve do të ndahen për ndërtimin e spitaleve.

Ndërkohë, ambasadori britanik i mohoi kategorikisht spekulimet se në kuadër të Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik do të ndërtohen kampe për emigrantët në vend.

MATTHEW LAWSON, AMBASADORI BRITANIK NË SHKUP

“Esenca e këtij partneritetit strategjik është investimi, rritja ekonomike dhe veprimi i përbashkët për përfitime të ndërsjellta, si dhe forcimi i partneritetit tregtar tashmë të shkëlqyer. Bashkëpunimi në fushën e migracionit do të lidhet ekskluzivisht me mbështetjen në luftën kundër bandave kriminale, ndarjen e informacionit të inteligjencës dhe punën e përbashkët të forcave policore, si pjesë e një iniciative më të gjerë evropiane”

Lidhur me mundësinë e lehtësimit të regjimit të vizave për qytetarët maqedonas, ambasadori pranoi se presioni i migracionit në Mbretërinë e Bashkuar është i lartë, gjë që e bën temën politikisht të ndjeshme.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING