(VIDEO) 40% e të miturve pijnë duhan, pjesa dërmuese janë 13 vjeçare

40 % e të rinjëve në RMV, të cilët janë nën moshën 18 vjeç pinë duhan dhe shumica prej tyre janë të moshës 13 vjeç, gjë që e rendit RMV-në ndër vendet me shkallën më të lartë të pirjes së duhanit, tregojnë të dhënat alarmante nga puntoria e sotme rajonale “Forcimi i bashkëpunimit në mes mediave, ekspertëve dhe institucioneve për politika më të mira të kontrollit të duhanit dhe mbrojtje të shëndetit publik në Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga “Analitika”. Tamara Mijoviç Spasova nga kjo organizatë tha se RMV ende renditet si një nga vendet me një nga normat më të larta të pirjes së duhanit dhe se shqetësuese janë statistikat që tregojnë se të rinjtë fillojnë të pinë duhan që në moshën 13 vjeç.
TAMARA MIJOVIÇ SPASOVA NGA ORGANIZATA ANALITIKA
”Fakti që na shqetëson dhe që tregojnë analizat tona është se të rinjtë në RMV tregojnë një shkallë serioze të pirjes së duhanit. Ajo që mund të bëjmë si një grup ekspertësh dhe si shoqëri e tërë është të reagojmë në mënyrë të përshtatshme. Së pari, të rinjëve nën 18 vjeç u ndalohet shitja e cigareve dhe ky rregull ligjor duhet të respektohet. Gjëja më e rëndësishme është që edukimi dhe parandalimi të fillojnë që në moshë shumë të re”.
Ministrija e arsimit dhe shkencës Vesna Janevska tha se parandalimi në moshë të re është çelësi për të shmangur keqpërdorimin me substanca të dëmshme si alkooli e cigaret.
VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS
“Keqpërdorimi i duhanit dhe cigareve elektronike tek të rinjtë ka një efekt të dëmshëm në shëndet. Ne duhet ta parandalojmë këtë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria po ndërmarrin hapa të caktuar kryesisht për parandalim, me qëllim që të shmangen kostot e trajtimit në vitet e mëvonshme. Në Ligjet e reja për arsimin fillor dhe të mesëm i kemi detyruar shkollat të zbatojnë programe kundër diskriminimit, kundër dhunës, kundër delinkuencës së të miturve, por edhe kundër keqpërdorimit të këtyre substancave pra, duhanin, alkoolin dhe drogën”.
Sipas statistikave të Institutit të Shëndetit Publik, 45.4% e qytetarëve janë duhanpirës aktivë. Kjo është dukshëm më shumë se në rajonin evropian, ku numri i duhanpirësve është 25 % .
Medina Ajeti Ali /SHENJA/