(VIDEO) 38 zjarre në ambiente të hapura, 8 vazhdojnë të djegin pyjet

(VIDEO) 38 zjarre në ambiente të hapura, 8 vazhdojnë të djegin pyjet

Vendi vazhdonë të përballet me zjarret. Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e shtetit janë evidentuar gjithsej 38 zjarre në hapësira të hapura. Prej tyre, tre janë ende aktive, pesë janë vënë nën kontroll, ndërsa tridhjetë janë shuar plotësisht.

QENDRA PËR MENAXHIM ME KRIZA

Zjarre aktive janë regjistruar në Komunën e Dojranit (fshati Nikolliq), në Veles (fshati Xhidimirci) dhe në rajonin e Komunës së Makedonski Brodit, ku zjarri ka përfshirë hapësirën midis fshatrave Creshnevo, Krapa dhe Lokvicë. Nën kontroll janë zjarret pranë fshatit Sllatinë në Makedonski Brod, në fshatin Bllacë në Çuçer Sandevë, dy deponi në Komunën e Dollnenit dhe në rajonin e burimeve të Sllatinës”.

Ndër zjarret e shuar siç njoftojnë nga QMK, janë ata në Shkup, Manastir, Prilep, Resnjë, Demir Hisar, Strumicë, Radovish, Kumanovë, Kriva Pallankë dhe komuna të tjera, të cilat kryesisht kanë përfshirë vegjetacion të ulët, pyje, deponi apo mbeturina. Ata informojnë se organet kompetente vazhdojnë me intervenime në terren dhe apelojnë për kujdes dhe raportim të menjëhershëm të çdo zjarri të vërejtur.

Ndërkaq, Maqedonia e Veriut, edhe këtë verë po përballet me zjarre masive të pakontrolluara, si dhe sërish ka problem me menaxhimin e tyre për shkak të mungesës së pajisjeve dhe burimeve njerëzore. Për këtë arsye, ngjashëm si vitin e kaluar, është aktivizuar Mekanizmi i Mbrojtjes Civile i Bashkimit Evropian. Nga ana tjetër, Armata u angazhua në shuarjen e zjarrit me vendim të presidentes Gordana Siljanovska – Davkova, pas vendimit të Qeverisë së RMV-së për gjendjen e krizës 30 ditore. Kujtojmë dhe se në Maqedoninë e Veriut është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING