(VIDEO) 30 vjet me SHB “Shkupi”, promovon disa tituj të rinj
Me rastin e 30 vjetorit të Shtëpisë Botuese “Shkupi” dhe realizimit të fushatës nën moton “Blej e Dhuro Libër”, si dhe në kuadër të “Ditëve të Letërsisë Suedeze”, kjo Shtëpi Botuese në hapsirat e Kumunës së Çairit, ka promovuar disa libra, ku morrën pjesë ambasadori i Çekisë, absadorja e Suedisë dhe një numër i madh intelektualësh, studentë, nxënës dhe adhurues të librit.
Në rolin e vështruesit letrarë të librit “Lufta me Tritonët” i shkruar nga shkrimtari çek, Karel Çapek, të pranishmeve ju drejtua me një fjalim në gjuhën shqipe ambasadori i Çekisë, Jarosllav Ludva.
JAROSLLAV LUDVA,AMBASADOR I ÇEKISË
“Çapeku ishte një shkrimtarë çek, shumë i famshëm, jo vetëm në atë kohë, por edhe sot, por ishte edhe një vizionar shumë i aftë, sepse disa vite para luftës së dytë botërore ka shkruajtur dhe ka arritur të përshkruante rrezikun e fashizmit”.
Për librat Helena Koch dhe Bishti i Ritës foli edhe përkthyesi i këtyre librave nga gjuha suedeze në gjuhës shqipe, Sokol Demaku.
SOKOL DEMAKU, PËRKTHYES
“Ah sikur Rita të kishte një bisht, po aq të bukur dhe të leshtë sa ai i ketrit. Por një ditë të bukur, kur Rita sheh një kapelë prej lëkure, mbi raftin e kapeleva në apartamentin e zonjës Von Franz, asaj i lindë një ide në kokë. Sara Helb dhe Helena Koch, dy shoqe dhe të dyja skenariste, shkruajnë një temë sëbashku me një temë klasike, që unë e kam përmbledhur me një thënie kësi lloji: “Të mos ndjehësh mjaftueshëm, i mirë je ashtu siç je”.
Ndryshe, Shtëpia Botuese Shkupi deri më tani ka botuar diku rreth 300 libra, ndërsa janë dhuruar falas me qindra libra për bibliotekat e shumë shkollave të mesme në vend. Ndërkaq, në fund të promovimit, u dhuruan edhe dhurata për disa bashkëpuntorë të tyre dhe nga 5 libra për të gjithë pjesmarrësit që kanë marrë pjesë në këtë promovim.
Samir Mustafa /SHENJA/