(VIDEO) 30 vjet marrëdhënie diplomatike RMV – SHBA, Ageler kërkon zgjerimin e luftës kundër korrupsionit

(VIDEO) 30 vjet marrëdhënie diplomatike RMV – SHBA, Ageler kërkon zgjerimin e luftës kundër korrupsionit

Ambasadorja e SHBA-së Angela Ageler ka paralajmëruar zgjerim në luftën e korrupsionit, lidhjeve tregtare dhe bashkëpunim në mbrotje me Maqedoninë e Veriut. Ajo në kremtimin e 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes RMV-së dhe SHBA-së programet dhe shkëmbimet akademike amerikane po fuqizojnë brezin e ardhshëm të sipërmarrësve dhe udhëheqësve qytetarë, ndërsa investimet amerikane në RMV kanë sjellë vende pune, inovacion dhe mundësi.

ANGELA AGELER AMBASADORE E SHBA-SË

3 dekada më parë, SHBA-të dhe RMV-ja formalizuan një partneritet të bazuar në besim dhe respekt të përbashkët për vlerat demokratike. Që atëherë, së bashku i kemi treguar botës se çfarë mund të arrihet përmes forcës, kompromisit dhe vendosmërisë së durueshme dhe kemi treguar se si duken miqësia dhe bashkëpunimi. Përmes punës së palodhur, bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë, marrëdhënia jonë dypalëshe është zgjeruar në të gjitha institucionet qeveritare dhe sektorin privat”.

Ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski tha se që nga ditët e para të pavarësisë, populli i RMV-së ndjeu se Shtetet e Bashkuara i mbështesnin dhe se kjo mbështetje i ka ndihmuar vendit që të bëhet më I fuqishëm.

TIMÇO MUCUNKSI, MINISTËR I JASHTËM I RMV-SË

Ne kujtojmë veçanërisht vendimin e vitit 2004 për të njohur emrin tonë kushtetues. Një akt që la gjurmë të thella në zemrat e popullit maqedonas dhe konfirmoi se demokracia dhe pavarësia jonë janë të rëndësishme. Bashkëpunimi ynë mori një kornizë institucionale me Deklaratën e Partneritetit Strategjik të vitit 2008, dhe në vitin 2022 në Uashington e përparuam atë duke krijuar Dialogun Strategjik, një mekanizëm që hap rrugën për bashkëpunim më të thellë në siguri, ekonomi, energjetikë dhe arsim”.

Në eveniment morën pjesë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, kryeministri Hristijan Mickoski, ministra, deputetë, kryetarë komunash, përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së, Ushtrisë etj.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING