(VIDEO) 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Shkup

(VIDEO) 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Shkup

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, dorëzon në Gjykatën Themelore Penale në Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për personin që dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes së dyfishtë nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 të Kodit Penal.

MARKETING

Ndaj personit, sipas njoftimit të prokurorisë, ka filluar procedurë hetimore pasi më 14 maj gjatë dhunës në familje në shtëpinë e familjes në Stajkovci, me dashje i ka marrë jetën vëllait dhe kunatës. Pas ngjarjes, i dyshuari është shtruar në spital dhe meqënëse egziston rreziku për arrati , prokurori publik konsideron se masa e

Prokuroria Themelore Publike Shkup

“Duke qenë se ekziston rreziku që ai të ikë me përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore, prokurori publik konsideroi se masa e paraburgimit është e nevojshme për mbarëvajtjen e hetimeve. Prandaj, gjyqtarit të procedurës paraprake i ka dorëzuar propozim për caktimin e një mase të tillë”.

Në ndërkohë, rikujtojmë që i dyshuari fillimisht ka sulmuar nusen e vëllait duke e goditur disa herë me shufër metalike në kokë, e më pas ka përgjuar vëllain, të cilit i ka shkaktuar edhe lëndime vdekjeprurëse me shufër. /SHENJA/

MARKETING