(VIDEO) 30 ditë paraburgim për ish Avokatin e Shtetit, Femi Stafa

(VIDEO) 30 ditë paraburgim për ish Avokatin e Shtetit, Femi Stafa

Ish avokati të shtetit Fehmi Stefas i është caktuar paraburgim 30 ditor për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit tek dëshmitarët. Gjykata e pranoi propozimin e Prokurorisë që atij ti caktohet masë paraburgimi përshkak se sipas tyre, Stafa nga tetori deri më 13 dhjetor 2025,  ka marrë gjithsej 50,000 euro për të ndërmjetësuar dhe përdorur ndikimin e tij real për të ndërhyrë te një gjykatës i Apelit. Qëllimi i tij sipas prokurorisë ishte që ryshfeti të përdorej për të ndikuar në ekzekutimin e një veprimi zyrtar që nuk duhej të ishte ndërmarrë.

Hetimi i Prokurorisë tregoi se Stafa fillimisht kërkoi 100,000 euro për të siguruar heqjen e masës së paraburgimit të vendosur ndaj një personi i cili është i pakapshëm për organet e rendit dhe kundër të cilit Prokuroria Publike Për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po zhvillon një procedurë të posaçme për vepra penale që lidhen me financat publike, transaksionet e pagesave dhe ekonominë.

Personi për të cilin Stafa ka treguar gatishmëri për të ndikuar sipas “360 Gradë”, është Lupço Pecov-Djalli, i akuzuar në rastin “Zinxhir”, ndërsa Stafa është avokat mbrojtës i tij në këtë rast.  Stafa, si avokat I tij,  para disa muajsh kishte paraqitur kërkesë për zëvendësim të masës së paraburgimit me paraburgim shtëpiak, në mungesë të Pecov, për çka ishte ofruar edhe garanci. Përndryshe, ky i akuzuar është në arrati.

Rasti “Zinxhiri” ishte hapur në tetor të vitit 2023 dhe në hetim ishin përshirë 26 persona, pronarë dhe drejtues të 28 kompanive, të dyshuar se kanë krijuar skemë evazioni fiskal, përmes së cilës kanë lëshuar fatura me TVSH, për blerje të dyshimta që nuk ekzistonin dhe me këtë e kishin dëmtuar buxhetin e shtetit rreth 8 milion euro.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING