(VIDEO) 29 centimetra borë në Kodrën e Diellit, nëntë centimetra në Mavrovë

(VIDEO) 29 centimetra borë në Kodrën e Diellit, nëntë centimetra në Mavrovë

Mëngjesin e sotëm, temperatura më e ulët në vend është matur në Kodrën e Diellit, ku në termometër shënon minus një gradë Celsius. Temperaturat më të ulëta janë regjistruar edhe në Manastir me zero gradë, ndërsa një gradë është matur në Prilep, Tetovë dhe Mavrovë. Në Kriva Pallankë, Berovë, Veles, Kavadar, Krushevë dhe Llazaropole, temperatura e mëngjesit ka qenë dy gradë. Në Shkup, në pikat matëse Zajçev Rid dhe Petrovec, si dhe në Strumicë, Ohër dhe Pretor, janë matur tre gradë, ndërsa temperatura më të larta të mëngjesit janë regjistruar në Shtip, Vinicë dhe Demir Kapi me pesë gradë. Mëngjesi më i ngrohtë ishte në Gjevgjeli, ku janë matur tetë gradë. Në 24 orët e fundit, reshjet më të ulëta të ujit janë regjistruar në Pozharane, Lazaropole dhe Pozhar, me një litër për metër katror. Mbulesë bore është regjistruar në zonat më të larta malore, me 29 centimetra borë të matura në Kodrën e Diellit deri në orën 7 të mëngjesit të sotëm, dhe nëntë centimetra në Mavrovë. Reshje më të bollshme dhe kushte për bubullima të rralla pritet të ketë të hënën, reshjet do të vazhdojnë të martën deri në mbrëmje. Të mërkurën në mëngjes parashikohet të jetë kryesisht me diell, ndërsa pasdite vranësirat do të rriten. /SHENJA/

MARKETING