(VIDEO) 27 vjeçari nga Shkupi, i dyshuar për pornografi me fëmijë

(VIDEO) 27 vjeçari nga Shkupi, i dyshuar për pornografi me fëmijë

Një rast shqetësues i abuzimit të fëmijëve në internet është zbuluar nga autoritetet vendore në bashkëpunim me policinë ndërkombëtare. Sektori për krim kompjuterik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka paraqitur kallëzim penal ndaj një 27-vjecari nga Shkupi, i dyshuar për shpërndarje të pornografisë me fëmijë.

I dyshuari u identifikua pas një hetimi të thelluar që nisi nga autoritetet gjermane në lidhje me abuzim seksual të fëmijëve dhe posedim e shpërndarje të materialeve me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve dhe që çoi në zbulimin e një profili në aplikacionin ‘’Telegram’’ i lidhur me një adresë IP nga Maqedonia e Veriut. Ndërkaq, i dyshuari F.M. është privuar nga liria dhe është ndaluar në Stacionin Policor Gazi Babë-thekson MPB.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Pas identifikimit të përdoruesit, më 20.08.2025, me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për kontroll në shtëpi dhe hapësira ndihmëse, urdhër për kontroll të sistemit kompjuterik dhe të dhënave kompjuterike, si dhe urdhër për konfiskim të përkohshëm të të dhënave kompjuterike, zyrtarët policorë të Sektorit për krim kompjuterik kryen kontroll në shtëpinë e F.M. (27), ku u gjetën dhe u sekuestruan sende për procedurë të mëtejshme”.

Për rastin gjithashtu është njoftuar dhe Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup për vazhdimin e procedurës. Ku thonë se i dyshuari fotografitë dhe videot të cilat i ka siguruar dhe ka poseduar, i ka ruajtur në telefonin e tij celular dhe në tablet.

Prokuroria Themelore Publike Shkup

Për të siguruar praninë e tij gjatë procedurës, prokurori publik ka propozuar vendosjen e disa masave të kujdesit ndaj tij, të cilat përfshijnë: ndalim të largimit nga vendbanimi/rezidenca, konfiskim të pasaportës, paraqitje periodike në Gjykatë, si dhe ndalim të përdorimit të çdo aplikacioni në internet nëpërmjet telefonave celularë apo pajisjeve të tjera, si edhe ndalim të kontakteve me personat me të cilët ka shkëmbyer pornografi me fëmijë përmes profileve në internet jashtë vendit”

Prokuroria gjithashtu thekson se 27 vjecari materialet që përmbanin akte të dukshme seksuale me fëmijë, i ka siguruar nga persona të tjerë përmes aplikacioneve të ndryshme online, faqeve të internetit dhe forumeve. /SHENJA/

MARKETING